Rama shfaqet si kuzhinier, qytetarja me pankartë pikante: Gatuan plane në kurriz të shqiptarëve!

Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ku një qytetare ka ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi politik.
“Gatuan plane në kurriz të shqiptarëve”, shkruhej në pankartën e saj, ndërsa reagimi lidhej me një nga paraqitjet e fundit publike të Ramës, ku ai shfaqej duke gatuar peshk, përballë kabinetit të tij qeveritar.
Protestuesja e komentoi këtë imazh si një simbol të mënyrës së qeverisjes së Ramës.
“Është e njëjta skenë. Sa herë ulen në patronazhin e krimit, aty mund të jetë një projekt, një president. Shtrohet kjo tryezë dhe aty fillon dhe gatuan kryeministri ynë”, u shpreh ajo.
Duke vijuar kritikën e saj, qytetarja tha se Shqipërisë i duhet një drejtues me vizion dhe plane konkrete.
“Edhe pse mund të jetë një ndër profesionet e vjetra kuzhinieri, nuk është kuzhinier i mirë. Por nuk më pëlqejnë as pikturat e tij. Ai nuk është as piktor i mirë, se i doli keq algoritmi. Dua një menaxher për Shqipërinë, që të jetë me plane dhe jo të ecë kuturu”, deklaroi ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
Përplasja në Kuvend/ Erion Braçe akuzon për sulm të organizuar: Bëjnë plane për të sulmuar kolegët e mi

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

Revolta në ditën e 45/ Ish-minatori i Valiasit nga sheshi Skënderbej: Qeveria na premtoi statusin, na dha Noc Rrokun

U sulmua nga Braçe me gjuhë fyese, flet shqiptari i diasporës

Qytetarja mesazh të fortë nga sheshi Skënderbej: Zgjohuni shqiptarë. Koha për revolucion

45 ditë revoltë! Nis mbledhja e protestuesve në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi!

Tabaku: Pa reforma reale Shqipëria mbetet ende larg BE. Vlerat europiane sot kërkohen në shesh

"Nuk ka arsye për entuziazëm nga hapja e kapitujve"/ Abilekaj: BE nuk po na ndihmon të ndërtojmë institucione të pavarura





