Rama shkëputet nga rutina dhe nis pushimet në Dhërmi (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të shkëputet nga rutina e përditshme e politikës dhe ka nisur pushimet në bregdetin e Dhërmiut. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shefin e qeverisë duke lundruar me gomone në ujërat e jugut, së bashku me familjen e tij.
Rama është filmuar ditën e sotme në plazhin e Dhërmiut, duke bërë xhiro me gomone në ujërat e kristalta të Jonit.
Pamjet e Ramës me kapele dhe syze dielli janë postuar në rrjet nga “Antidroga”, nga një prej faqeve qe ka qenë më aktive për protestat e qytetarëve. Ndërkohë në Tiranë, sot zhvillohet protesta e 66-të radhazi për largimin e tij.
Në pamje kryeministri duket i relaksuar, duke shijuar qetësinë e detit nën shoqërinë e bashkëshortes. Ndërkohë që në skaf bie në sy dhe prania e dy fëmijëve të vegjël.
Edhe pse disa herë është artikuluar në protesta se kryeministri Rama është detyruar të prishë agjendën e pushimeve për shkak të protestave, por nga pamjet duket se kreu i qeverisë ka marrë lejen e verës, me mbylljen e sesionit parlamentar.
Lexo edhe
POLITIKE
U shpall “non grata” nga Shqipëria, reagon politikani i RMV: Rama dhe Vuçiç më futën në listën ‘e zezë’

Dua Lipa dhe Lea Ypi diskutojnë protestat në Shqipëri: Demokracia nuk mbaron me zgjedhjet

Zegjineja, kryetarja e ardhshme e Bashkisë së Roskovecit

Ambasada e SHBA në Tiranë reagon për huanë 302 milionë dollarë: Modernizon mbrojtjen!

Propozimi i PS për shkrirjen e 15 bashkive/ Banorët e Divjakës në protestë, në mbështetje edhe kryebashkiaku

“Alabbar pranoi se gaboi me Portin e Durrësit, SPAK të hetojë aferën”/ Kedhi: Godinat e para janë duke u fundosur, fatura iu mbetet shqip...

Kryebashkiaku socialist i Divjakës i bashkohet protestës kundër "Territoriales": Të gjithë punonjësit e bashkisë janë me ju

“175 mijë familje po paguajnë çmimin”, Tabaku: Qeveria po shkatërron fasonët





