POLITIKE

Rama shkon pas mesnate vetëm për votimin në Kuvend! Rrëzohen propozimet e demokratëve!

Piranjat Përditësimi i fundit 8 May 2026, 07:54

Rama shkon pas mesnate vetëm për votimin në Kuvend! Rrëzohen

Kuvendi u mblodh dje në seancën plenare të radhës ku u miratuan katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime. Seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta.

Seanca nisi punimet me zhvillimin e interpelancës së kërkuar me Kryeministrin Edi Rama nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e cila iu delegua Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili dhe me interpelancën me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Më pas u zhvillua një seancë pyetje-përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, kërkuar nga deputetja e opozitës, Ina Zhupa.

Akti normativ “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”, u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Punimet plenare vijuan me diskutimin e Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”, i cili u prezantua nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 108 vota pro, 0 vota kundër dhe 1 abstenim.

Pika e radhës në rendin e ditës ishte Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”, i cili u prezantua nga nismëtari Taulant Balla.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””, u prezantua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, u prezantua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u miratua me 85 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, u prezantua nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u rrëzua me 82 vota kundër, 26 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”, u rrëzua me 85 vota kundër, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, u rrëzua me 85 vota pro, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”, u prezantua nga nismëtari Enno Bozdo.

Pas diskutimeve, projektligji në fjalë u rrëzua me 84 vota kundër, 25 vota pro dhe 0 abstenim.

Seanca plenare votoi edhe shtatë projektvendime, më konkretisht;

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, me 84 vota pro, 22 vota kundër dhe 0 abstenim.

Ahmet Prençi u zgjodh Komisioner i Zyrës së Avokatit të Popullit në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës trajtimit ose dënimit të egër çnjerëzor ose poshtërues.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, me 82 vota pro, 26 vota kundër dhe 1 abstenim.

Alma Faskaj u zgjodh Komisionere e Zyrës së Avokatit të Popullit në seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, me 83 vota pro, 25 vota kundër dhe 0 abstenim.

Genta Tafa u zgjodh Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”, me 84 vota pro, 23 vota kundër dhe 1 abstenim.

Merita Bejtja u zgjodh Inspektor i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë.

Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, u rrëzua me 104 vota kundër, 1 votë pro dhe 2 abstenim.

Projektvendimi “Për miratimin e listës së audituesve ligjorë, të cilët do të bëjnë auditimin e llogarive financiare për vitet 2024-2025 të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, me 105 vota pro, 0 vota kundër dhe 0 abstenim, u zgjodhën znj. Edlira Buzani dhe znj. Rajmonda Reveli.

Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës së Entit Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura (ERRU)”, u miratua me 84 vota pro, 24 vota kundër dhe 0 abstenim.

Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 00:35.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?