POLITIKE

Rama shtrembëroi mesazhin e Trump dhe Rubio për kartelet e drogës

Piranjat Përditësimi i fundit 8 January 2026, 22:26
Rama shtrembëroi mesazhin e Trump dhe Rubio për kartelet e drogës

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka akuzuar Edi Ramën se ka përdorur mediat që kontrollon me qëllim që të shtrembërojë mesazhin e ardhur nga presidenti Donald Trump dhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio, në lidhje me luftën ndaj karteleve të drogës.

Sipas Ahmetaj, Edi Rama nuk e hapi gojën për të komentuar këto mesazhe, por përdori mediat.

Çim Peka: Jemi kthyer në pjesën e dytë me zotin, pjesën e dytë të episodit të katërt me zotin Arben Ahmetaj. Kemi sqaruar gjendjen juridike të Arben Ahmetajt, aty ku e lamë në fakt para një viti. Dy herë refuzim kërkesës për ekstradim. Prej tre vjetësh duhet të ishte sipas Dumanit i arrestuar edhe pse akoma çështja s'ka shkuar në gjykatë. Dhe i kërcënuar sistematikisht, por dhe i gatshëm për të folur njëkohësisht. Zoti Ahmetaj, kthehemi tek denoncimet dhe dosjet që keni në tavolinë.

Arben Ahmetaj: Zoti Peka, përpara se të kalojmë te dosjet, ju i quani denoncime, unë i quaj  fakte dhe informacion me shqiptarët. Do desha që të vazhdoja, të kapërceja nga vetvetja te Shqipëria, te pyetja juaj.

Çim Peka: Po.

Arben Ahmetaj: Çfarë ka ndodhur gjatë 2025-ës? Gjatë 2025-ës ka dalë në pah gjithë rënia e shtyllave sistemike të shtetit. Shqiptarët kanë parë me sytë e tyre që aty nuk ka shtet në definicionin zyrtar normal të shtetit. Aty ka shtet privat të një njeriu. U bënë zgjedhjet. E mban mend, besoj, më pyesnin shumë njerëz, si mendon, kush i fiton zgjedhjet dhe unë qeshja. Dhe i thosha nga çfarë njoh unë, e ka one way. E ka me një rrugëshe, një kalim. Nuk ka mundësi të dytë. Në një mënyrë ose në një tjetër do t'i marrë zgjedhjet. Dhe ka tre raporte shumë serioze. Është raporti i OSBE-ODIHR-it.

Çim Peka: Para tre raporteve, pse sipas jush e kishte me një rrugë, e kishte të domosdoshme për ta fituar ai zgjedhjet?

Arben Ahmetaj: Se është futur shumë thellë. Ky njeri nuk ka ardhur, dhe këtu ia ka dalë t'i gënjejë të gjithë, përveç shpurës së vet të ish-Bashkisë së Tiranës. Po ta shohësh sot, qeveria është ish-bashkia e Tiranës dikur, të kontaminuar të gjithë nga veset zyrtare, jozyrtare të këtij njeriu. Merri një nga një, të gjithë.

Ku është Partia Socialiste? S'ekziston Partia Socialiste. Çfarë lidhje ka Piro Vëngu me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka ministrja e Brendshme me Partinë Socialiste? Çfarë lidhje ka plaçkitësja me Partinë Socialiste? Ka qenë te tenderat e ANTA-s, pastaj te tenderat e Bashkisë, pastaj te tenderat e Ministrisë së Infrastrukturës. E kam thënë unë këtë. Dhe të gjithë duartrokasin batutat e lagjes të kreut të organizatës dhe asnjëri nuk flet. Ku është pjesa tjetër?

Çfarë ka ndodhur me parlamentin, një nga shtyllat e shtetit? Parlamenti ka tre lloj deputetësh, po flas për pjesën e të majtës, e Partisë Socialiste. Mua më vjen keq se është socialisti kokëulur dhe është kupola e Partisë Socialiste. Ka një grup që janë rrogëtarë, që nuk kanë shkuar për mision atje. Kanë shkuar për pagën. Ka një grup që kanë vendosur të heshtin. Ka dhe një grup, jo të vogël, të përfshirë në afera, që nga AKSHI, që nga tokat, që nga solare, që nga hidrocentrale, që nga leje ndërtimi. Pra unë fola për Partinë Socialiste. Fatkeqësisht ka vdekur dhe ata dy-tre njerëz normal, përtej çdo lloj afere. Ke dëgjuar njeri ti të dali dhe të flasë? Ore do ishte normale.

Çim Peka: Se këtu, këtu edhe mund të debatojmë, jo mund të debatojmë por mund të shkëmbejmë dhe informacione. Kupola e Partisë Socialiste, ju thoni praktikisht ka vdekur. Edhe ata dy tre njerëz normalë që nuk janë përfshirë në afera heshtin. A mund të thuash ti një emër normal në Partinë Socialiste që nuk është përfshirë në afera, edhe unë të jap një aferë të tij.

Arben Ahmetaj: Ka disa. Unë po e marr fenomenin, sepse..

Çim Peka: Më thuaj një emër të kupolës së Partisë Socialiste që nuk është i përfshirë në afera dhe unë të jap aferën e tij. Grup kriminal. Më thuaj një. Të lutem. Më thuaj një emër dhe unë për tre sekonda nëpërmjet telefonit të gjej një aferë të tij.

Arben Ahmetaj: Zoti Peka meqë ti del vullnetar për të gjetur aferën e kujdo qoftë në Partinë Socialiste.

Çim Peka: Kupolës po flas unë.

Arben Ahmetaj: Të Kupolës, po flas. Unë s'po flas për socialistët, unë s'po flas, unë nuk po flas për Aranitin. Kjo është, kjo është sfidë. As për Mimozën e njësisë 4. Nuk po flas për këta socialistë. As për Valentinën e njësisë 7. Jo. Nuk po flas për këta, unë po flas për kupolën. Dhe po i referohem fenomenit. Ky është fenomeni. Partia Socialiste, socialisti i zakonshëm me kokën ulur është tjetër gjë. Është ai që shkon edhe proteston për ujin në Vlorë. Apo, apo, apo proteston për. Ndërsa, kupola ka vdekur. Dhe ata tre njerëz që janë normalë, nuk kam dëgjuar, ore kudo që t'i kishte ndodhur.

Ajo që ka ndodhur së fundmi, që është maja e ajsbergut, në raport me rrugët, energjinë, AKSHI-n. Të bëhej një analizë brenda, të bëhej një audit more, një audit. Do bëjë një debat. Ke dëgjuar njeri ti të dalë para shqiptarëve të thotë jam i shokuar. Jo po 324 apartamente, jo po 40 milionë, jo po një fond me njërin nga koncesionarët, jo po dy jahte private. Janë, janë 16.000 faqe por është maja e ajsbergut.

Dhe do vijmë edhe tek logjika që ti më the, ka ndryshuar SPAK-u. Do vijmë. Po, besoj do më ripyesësh. Jo. Dhe një gjë tjetër. Një parti normale, një kryeministër normal, kur ty të vjen një mesazh nga presidenti amerikan, kur ty të vjen një mesazh nga sekretari i Departamentit të Shtetit Rubio, ku të flet për bashkëpunimin dhe luftën kundër karteleve, narkoterrorizmit dhe narkotrafikut, ore si ka mundësi që s'ke thënë gjysmë fjale? Ore si ka mundësi që s'ke dalë dhe t'i kapësh, të thuash ti si kryeministër. Po ky sillet, ti sillet si kreu i organizatës kriminale. Po se i tillë je. Ti nuk del të thuash, po, ky grup një, ky grup dy, ky grup tre, ky grup katër me emra, kush ka injektuar në gjakun e Shqipërisë drogën. Po. Po pse s'ke dalë ti?

Dhe ka media që tuistin, fjala shqip është e shpërdredhin mesazhin zyrtar të presidentit Trump edhe të sekretarit Rubio. Shkruajnë, nxjerrin pjesën e parë të mesazhit, bashkëpunimi ndër vite dhe zhdukin paragrafin për narkoterrorizmin dhe narkotrafikun. Është hera e parë që ndodh kjo. Është hera e parë. Po një parti normale tani se, një grup normal.

Çim Peka: Hera e parë që ka një mesazh të tillë, jo që e zhdukin.

Arben Ahmetj: Hera e parë që ka një mesazh të tillë, dhe hera e parë që mediat shqiptare të mëdha dhe të vogla, një pjesë e tyre, e shtrembërojnë mesazhin kur e nxjerrin. Këtë po them. Presidenti Trump flet për luftë kundër narkotrafikut dhe narkoterrorizmit. E njëjta gjë dhe sekretari Rubio. Kreu i organizatës zero. Nuk flet për këtë. Disa media i marrin këto mesazhe, nxjerrin paragrafin e parë të bashkëpunimit, kurse paragrafin e luftës kundër narkoterrorizmit dhe narkotrafikut e zhdukin. Ça është kjo logjikë mediatiko-politike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?