Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
POLITIKE

“Rama sundon me bukë e cirk”/ I riu në protestë: Në Kryeministri kanë shkelur mafiozë, jemi shtet kartel

P
Piranjat24 August 2026, 21:15 · 2 min lexim
“Rama sundon me bukë e cirk”/ I riu në protestë:

Një i ri pjesëmarrës në protestë ka shprehur kritika të forta ndaj qeverisjes dhe situatës politike në vend. Duke folur nga protesta, ai tha se në godinën përballë kanë shkelur persona të lidhur me botën e krimit, ndërsa akuzoi institucionet se nuk po përballen me korrupsionin dhe kriminalitetin.

“Ditën që McGonigal pranoi se ishte fajtor, rinia jonë ishte e mpirë në festë. Këta na mbajnë me bukë dhe cirk”, u shpreh ai.

Sipas protestuesit, situata në vend nuk është thjesht një problem i keqqeverisjes, por lidhet me ndikimin e krimit dhe mafies në shtet.

“Ma ka shpifur për shumë gjatë Tirana dhe shqiptarët, sepse ky mostër na sundon, nuk na qeveris. Këto protesta janë të vona dhe nuk mjaftojnë. Duhet të kemi ide dhe duhet të zgjasin”, deklaroi i riu.

Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi rolin e institucioneve të rendit dhe efektivitetin e protestave përballë asaj që e konsideron si një sistem të kapur.

“Kush do t’i arrestojë këta policët me 60 mijë lekë rrogë? A mjaftojnë protestat?”, pyeti ai.

Në këtë godinën këtu kanë shkelur mafiozë dhe këtu është një institucion i mandatuar me votat tona dhe duhet të na hapë derën të gjithëve. Ditën që McGonigal pranoi se ishte fajtor rinia jonë ishte e mpirë në festë. Ditën që pranoi se ishte fajtor për skemën me Ramën rinia ishte e mpirë. Këta na mbajnë më bukë dhe cirk.
Ma ka shpifur për shumë gjatë Tirana dhe shqiptarët, të gjithë ne si komb, sepe ky monstër na sundon nuk na qevris, këto protesta janë të vona dhe nuk mjaftojnë, mendoj se duhen ide, te evoluojnë dhe duhet të zgjasin.
Sot sipas të dhënave jemi shtet kartel, ka mafie dhe nuk është thjesht çështje keqqeverisjeje.
Kush do t’i arrestojë këta policët me 60 mijë lekë rrogë? A maftojnë protestat?

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.