Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

“Rama të japë dorëheqjen”/ PD dorëzon në Kuvend shfuqizimin e 4 ligjve: Bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

P
Piranjat 8 June 2026, 13:19 · 4 min lexim
“Rama të japë dorëheqjen”/ PD dorëzon në

Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore që synon shfuqizimin e disa ligjeve të miratuara nga mazhoranca socialiste, të cilat sipas opozitës bien ndesh me interesin publik dhe procesin e integrimit europian të vendit.

Paketa përfshin shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike, ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjit për Paketën e Maleve, si dhe disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Sipas demokratëve, nisma nuk përfaqëson vetëm një qëndrim politik të opozitës, por edhe shqetësimet e grupeve të ndryshme të shoqërisë civile që kanë kundërshtuar këto ligje.

PD argumenton se ndryshimet e propozuara synojnë mbrojtjen e mjedisit, trashëgimisë kulturore dhe zonave malore, duke shmangur, sipas saj, favorizimin e interesave private në dëm të interesit publik.

DEKLARATË E KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike sapo ka depozituar zyrtarisht sot në Kuvend një paketë ligjore që bashkon interesin publik me interesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Paketa ligjore përfshinë:
1. Shfuqizimin e ligjit për Investimet Strategjike.
2. Shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura.
3. Shfuqizimin e ligjit për Paketën e Maleve.
4. Shfuqizimin e disa dispoazitave në ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Paketa që dorëzuam në Kuvend nuk është thjesht një nismë partiake e opozitës. Ajo sjell në Parlament zërin e shoqërisë që proteston kundër shkatërrimit të Shqipërisë nga një qeveri që deri më sot e ka trajtuar vendin si pronë private.
Kjo paketë sjell në Parlament zërin e shoqërisë që kërkon mbrojtjen e natyrës, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, mbrojtjen e zonave malore nga babëzia qeveritare dhe nga interesat financiare të klientelës së Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Ne po risjellim në Parlament zërin e shoqërisë që është kundër ligjit për investimet strategjike, simbol i modelit ekonomik të Edi Ramës; një model i bazuar te favorizimi, korrupsioni dhe përdorimi i pushtetit në funksion të interesave private.
Besoj fort se shoqëria shqiptare duhet të hyjë në një fazë të re. Një fazë ku të gjithë të kenë mundësi të barabarta. Në një fazë ku shoqëria nuk pajtohet me modelin e sundimit të më të fortit mbi më të dobëtin. Ku të gjithë të jenë të barabartë para ligjit. Ku të sundojë shteti ligjor dhe jo ligji i xhunglës.
Këto katër nisma ligjore bashkojnë interesin e qytetarëve, të cilët këtë herë kanë bindje të ndryshme politike, ose nuk i përkasin asnjë partie. Këto nisma i bëjnë mirë Shqipërisë.

Pa ligjin e investimeve strategjike që shpërndan copa të Shqipërisë tek një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, Shqipëria do të jetë më e mirë.
Pa ligjet që i japin qeverisë mundësinë të cenojë zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe interesin publik, Shqipëria do të jetë më e mirë.
Por Shqipëria do të jetë vërtet më e mirë vetëm kur në krye të qeverisë të mos jetë më shkaktari i situatës së sotme.
Prandaj ka ardhur koha që Edi Rama t’i lejojë deputetët e mazhorancës të votojnë këto nisma.
Ka ardhur koha të reflektojë.  Ka ardhur koha që Edi Rama të japë dorëheqjen.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.