POLITIKE

Rama tha se do të shpronësojnë zonën që përplasi dy biznesmenët, Bardhi: Gjobë për shqiptarët, SPAK të mos hesht

Piranjat Përditësimi i fundit 4 September 2026, 20:49
Rama tha se do të shpronësojnë zonën që përplasi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të shpronësojnë zonën që shkaktoi përplasjen mes dy biznesmenëve në Vlorë, Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group.

Bardhi shprehet se kryeministri kërkon që ta mbyllë sa më shpejt skandalin për shkak se ai buron nga vetë firma dhe vendimmarrja e tij. Bardhi i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet pasi kryeministri po përpiqet të mbyllë pa zhurmë problemin e krijuar prej tij.

Reagimi i Bardhit: 

GJOBA E EDI RAMËS PËR SHQIPTARËT

Vendimi i Kryeministrit për të shpronësuar dy investitorët që u përplasën me armë në Orikum nuk i ndëshkon dy individët e dhunshëm se i prishën imazhin turistik Shqipërisë. Përkundrazi, siguron që skandali, i cili e ka burimin tek vendimmarrja dhe firma e vetë Edi Ramës, të mbyllet me shpejtësi dhe, njëkohësisht, u garanton dy biznesmenëve kompensim prej miliona eurosh.

Edi Rama përpiqet ta paraqesë si një histori banale, por në themel të saj qëndron konflikti i pronësisë dhe mbivendosja e pronave për dy projekte ku firmën e ka vendosur vetë Edi Rama.

Njërin prej biznesmenëve Edi Rama e ka shpallur investitor strategjik, i ka vënë në dispozicion mbi 200 mijë m² tokë publike për të ndërtuar dhe i ka dhënë bregdetin në përdorim për 99 vjet. Tjetrit i ka dhënë leje për një projekt të ngjashëm. Pyetja është: si jepen me firmën e Edi Ramës të drejta zhvillimi mbi prona që rezultojnë të mbivendosura? Pse atë që Edi Rama na thotë se e zbuloi tani, pasi u nxorën armët, nuk e zbuloi kur ai firmoste statusin e investitorit strategjik dhe vinte në dispozicion pasuri të çmuara publike?

Këtë model që vjen erë korrupsion, Partia Demokratike e ka kundërshtuar prej disa vitesh. Bashkë me qytetarët në protestë dhe dhe në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, kemi kërkuar zyrtarisht që ligji për investimet strategjike të shfuqizohet.

Në vend që t’i heqë statusin e investitorit strategjik, të shfuqizojë ligjin e tij korruptiv, të anullojë lejet mbi pronën në konflikt dhe t’i çojë për ndjekje penale ata që mund të kenë fallsifikuar dokumentet e pronësisë, Edi Rama zgjedh t’u vendosë një gjobë shumëmilionëshe shqiptarëve për të dëmshpërblyer biznesmenët problematikë që u fuqizuan gjatë pushtetit të tij.

Sepse shpronësim do të thotë kompensim me para publike. Biznesmenët në konflikt do të paguhen me paratë e mbledhura nga taksat e shqiptarëve. Sipas vendimit të Edi Ramës, ne të gjithë do të paguajmë miliona euro për të mbyllur një konflikt që ai dhe institucionet e drejtuara prej tij kishin detyrimin ta parandalonin përpara se të firmoseshin statusi i investitorit strategjik dhe lejet e ndërtimit.

Interesi i vërtetë publik, jo ai i “lulishtes me ullinj”, kërkon që institucionet e drejtësisë të veprojnë për të nxjerrë përgjegjësinë penale për këtë skandal. Është shumë e qartë se, minimalisht, Edi Rama përmbush elementët e shpërdorimit të detyrës dhe hetimi duhet të nisë prej firmës së tij për investitorin strategjik deri tek qendrimi i sotëm i pajistifikuar për shpronësim.

Mirë është që SPAK të mos heshtë. Ky nuk është as një sherr banal, as një çështje etike qytetare apo imazhi të turizmit. Duhet hetuar nëse Kryeministri po përpiqet të mbyllë me sa më pak zhurmë dhe me shumë milionë euro të shqiptarëve një problem të krijuar me firmën dhe vullnetin e tij.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?