Rama thërret në tryezë "drejtësinë", më 28 shtator diskutohet mekanizmi i pagave

Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashkët konsultimi, ku në fokus do të jetë mekanizmi për përcaktimin dhe rishikimin e pagave në sistemin e drejtësisë.
Takimi do të zhvillohet më 28 shtator, në orën 12:30, në Kryeministri, dhe sipas shkresës zyrtare do të shërbejë si pikënisje e një procesi konsultimi, dialogu dhe bashkërendimi ndërinstitucional.
Në tryezë janë ftuar Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, institucionet e posaçme të drejtësisë, gjykatat dhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, si edhe organizatat përfaqësuese të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Sipas shkresës, diskutimi do të përqendrohet te parimet, kriteret dhe instrumentet që duhet të udhëheqin politikën e pagave, duke marrë në konsideratë qëndrueshmërinë buxhetore, koherencën ndërinstitucionale dhe proporcionalitetin mes funksioneve dhe përgjegjësive.
Qëllimi i konsultimit është ndërtimi i një qasjeje të përbashkët institucionale për një mekanizëm të qëndrueshëm, koherent dhe të parashikueshëm të pagave, me rregulla të qarta dhe objektive për përcaktimin dhe rishikimin periodik të tyre.
Lexo edhe
POLITIKE
Forumi i IDU, Berisha gati të udhëtojë sërish në SHBA

Eurodeputetja Wiseler Lima kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut!

Bardhi: Bllokimi i drejtësisë nga politika dobëson shtetin ligjor. Rasti Balluku shembull në mbrojtjen e korrupsionit

Kaso: Shqipërisë i duhet një Reformë Territoriale që u shërben qytetarëve jo një hartë zgjedhjesh për mazhorancën

Nga Agasi, te AKSHI, “rrugët e florinjta’ dhe Aruba, Berisha rendit para SPAK aferat e qeverisë Rama: Miliarda euro të grabitura nga shqi...

“Nga krimi elektoral, te 400 mln euro për inceneratorët që nuk punojnë dhe 4 mld euro për portet”, Berisha: Ja përse Rama duhet të pyetet...

Përfundon Konferenca e Kryetarëve/ Nuk ka dakordësi për kalendarin e Kuvendit, opozita kundër “Territoriales”

Aferat me PPP dhe pronat publike të rilindjes, Kalaja: Edi Rama është kreu i organizatës kriminale





