Rama thërret qeverinë në Pogradec, pritet edhe mbledhja e Asamblesë. Mund të ndryshohen 6 ministra

Nuk do të ketë pushime vere deri në fund të gushtit për ministrat e Qeverisë Rama 4.
Kryeministri Edi Rama do ta vijojë traditën e takimeve informale të Qeverisë njohur si ‘retreat’, përpara sesionit të ri parlamentar.
Me 24 dhe 25 gusht pritet që të gjithë ministrat të raportojnë për prioritetet e secilës ministri për muajt në vazhdim.
Të njëjtat burime pohuan se ky retreat, parashikohet të mbahet në qytetin e Pogradecit.
Ndërkohë, nga brenda Partisë Socialiste, nuk përjashtohet mundësia edhe e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare Socialiste në fillim të shtatorit përpara rinisjes nga puna të Parlamentit, ky seanca e radhës është me 7 shtator.
Nëse kjo ndodh atëherë ky mund të jetë momenti nga ku kryesocialisti Edi Rama mund të bëjë ndryshime në kabinetin qeverisës.
Brenda qeverisë prej disa javësh qarkullojnë zëra për një rifreskim drejtimi të mundshëm në të paktën 6 ministri.
Megjithatë kjo mbetet në dorë të Edi Ramës, i cili elementin surprizë e ka sportin e tij të preferuar.
Gjithsesi fillim shtatori si për Qeverinë ashtu edhe për PS pritet të jetë me plot zhvillime, pasi vetë Rama i ka vënë të tijët nën një kërkesë llogarie të shtuar, kulmuar me dokumentin Besa, një qasje që ai e ka prezantuar si metodën e re të punës për mandatin e katërt qeverisës.
Sakaq, nëse Rama do të vendosë mbajtjen e mbledhjes së asamblesë të PS, do të duhet të vendoset në rendin e ditës edhe mocioni për hapjen e dialogut kombëtar mbi marrëveshje e re për Shqipërinë, depozituar në PS prej deputetes Elisa Spiropali./TCH
Lexo edhe
POLITIKE
Begaj i kërkon Ekuadorit të njohë Kosovën: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

‘Shqipëria po digjet nga dështimet’/ Nga zjarret te mungesa e ujit, protestuesi: Rama të largohet

Këlliçi: Edi Rama ka në plan të krijojë Ministri Shëndetësie paralele, për t’ia dhënë mikut të tij izraelit!

Zegjineja ngatërron vreshtat/ Reklamon rrushin e zi mes vreshtit me rrush të bardhë

Përplasja Rama-Sala për “superkompaninë” e barnave? Drafti që mund të ndryshojë rrënjësisht tregun farmaceutik





