POLITIKE

“Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban konferencën e parë pas udhëtimit në SHBA: Shkova të kërkoj ndihmën e administratës amerikane…

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 12:37

“Rama u tmerrua në sarajet e Surrelit” – Berisha mban

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një konferencë për mediat pas rikthimit nga vizita e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Konventën e Partisë Republikane. Berisha e paralelizoi këtë udhëtim me vizitën e tij historike të 35 viteve më parë, duke theksuar se misioni i tij qendror mbetet përmbysja e regjimit autoritar që ka kapur Shqipërinë.

Më tej, lideri i opozitës zbardhi ngjashmëritë thelbësore midis këtij udhëtimi dhe atij të vitit 1991, duke u shprehur: “Në mënyrë të çuditshme ky udhëtim sado që është 35 vite larg, dhe po të doni thoni vite dritë larg udhëtimit tim të parë, i kishte tre ngjashmëri me të. Së pari, në udhëtimin tim të parë dhe në këtë udhëtim, unë shkoja në SHBA si kryetar i opozitës apo partisë më të madhe opozitare në vend. Së dyti, në atë udhëtim dhe në këtë udhëtim unë shkova me një qëllim kryesor, të kërkoj mbështetjen e administratës së SHBA dhe të diasporës sonë, atëherë për përmbysjen e diktaturës totalitare komuniste, dhe kësaj here të diktaturës autoritare të bazuar në drogën, krimin dhe vjedhjen e shqiptarëve.”

Berisha denoncoi gjithashtu sulmet e asaj që e quajti si makineria mediatike e pushtetit, duke i krahasuar ato me goditjet që merrte vite më parë bashkë me Gramoz Pashkon gjatë rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin, ndërsa nënvizoi panikun që ka kapluar kryeministrin Rama.

“Në atë udhëtim ku unë me mikun tim të ndjerë, Gramoz Pashko, shkuam për të marrë pjesë në ceremoninë e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, thashethemi dhe i tërë establishmenti i thashethemit u tërbuan kundër nesh. Ata lëshuan ndaj meje e Gramoz Pashkos të gjitha epitetet e tradhtisë, agjenturës etj., por kësaj radhe nuk ishin më të pakta. E vërteta është se në makondën e kolonel Buendias, për shkak të shumëllojshmërisë së mediave ishin edhe më të shumta. Edi Rama u tmerrua! Atij iu shndërruan sarajet e Surrelit në një bunker terrorizues! Dhe non stop lëshonte porosi tek puthadorët e tij, por unë nuk do ndalem në këtë kapitull sepse kjo do të jetë subjekt i një vepre satirike, kam filluar ta shkruaj”, u shpreh prerazi Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?