Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me reagimet, kjo protestë është ndryshe

P
Piranjat 8 June 2026, 16:20 · 4 min lexim
Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me

Edi Rama duket se është trembur nga protestat popullore që kanë përfshirë Shqipërinë. Dëshmia më e fundit është një dokument, i cili udhëzon grupin Parlamentar dhe drejtuesit e Partisë Socialiste se si duhet të reagojnë në lidhje me protestën, dhe cilat mesazhe duhet të përcjellin.

Si linja të përgjithshme dokumenti u kërkon deputetëve të maxhorancës që të shmangin arrogancën dhe të jenë sa më modestë në reagimet për protestën. Po kështu, ai udhëzon që të mos bëhen akuza ndaj protestës, por vetëm ndaj elementëve të caktuar brenda saj.

Udhezimi

Paralelisht dokumenti dikton edhe mesazhet që duhet të përcillen në reagimet publike, të cilat duhet ta vënë theksin tek fakti se Edi Rama dhe PS kanë qenë gjithmonë në krah të qytetarëve, që projekti nuk është ende gati dhe vetëm sa ka filluar vlerësimi mjedisor si dhe tek fakti që turizmi nuk mund të zhvillohet vetëm me AIRBNB, por ka nevojë për investime madhore.

Rama urdhëron deputetët dhe partinë/ Bëni kujdes me

Udhëzimi i plotë i shpërndarë për maxhorancën

Te pergjithshme:
• Shmangni arrogancen, sa me modest
• Ne asnje moment cinizem, por mirekuptim
• Jo akuza protestuesve, as protestes, por elementeve brenda saj

Mesazhi:
• Sa here ka patur proteste qytetare, ER dhe PS kane qene ne krah te qytetareve.
Keshtu ndodhi me armet kimike, keshtu ndodhi edhe me studentet.

• Ka nje diference te madhe mes protestave te opozites dhe atyre qytetare. Diferenca
ndihet jo vetem ne pjesemarrje, por edhe ne mesazhe. Kjo eshte qartazi nje
proteste qytetare dhe duhen pergezuar te gjithe ata qe marrin pjese ne menyre te
cilter, sic jane shumica e pjesemarresve.

• Por sigurisht ne proteste ka edhe elemente manipulative. Jo vetem nga Shqiperia
(kryesisht parti politike opozitare), jo vetem nga rajoni (xhelozia per zhvillimin e
turizmit elitar), por edhe me gjere. Ne kemi te dhena, te cilat jane edhe publike
(postimet ne rrjete sociale) te aplifikimit qe Irani psh I ben kesaj proteste. Nuk
eshte faji I protestuese, port e gjithe te jemi te kujdesshem te mos perdoremi nga
askush qe I do te keqen Shqiperise.

• Fatkeqesisht mbulimi I gjere mediatik nderkombetar ka pak lidhje me protesten
dhe shume lidhje me disa nga investitoret e projektit. Jemi ne nje moment kyc te
sezonit turistik, te mos I trembim ata qe duan te vitizojne Shqiperine dhe te
shpenzojne para ne vendin tone.

• Si mazhorance ne duhet te kujdesemi per mjedisin, por jo vetem. Duhet te nxisim
edhe zhvillimin e vendit ne te gjithe sektoret, duke u kujdesur posacerisht per
mjedisin. Por turizmi, fjala qe vjen, nuk mund te zhvillohet vetem me Airbnb ose
me struktura hotelerie me 3 apo 4 yje. Na duhen edhe struktura te nivelit me te
larte dhe kur investitore te huaj ofrohen, ne s’duhet t’I trembim ata. Shikoni cfare
ndodhi me Kakomene 20 vjet me pare dhe shikoni ku eshte sot. Ajo qe ndodhi
atehere nuk duhet te perseritet me.

• Ne jemi nje vend I vogel dhe nuk e kemi luksin t’I debojme investitoret e
medhenj. Nje investitor qe iken I trembur eshte lajmi me I keq I mundshem per
Shqiperine, pasi shume e shume te tjere nuk do te afrohen me per kohe te gjate.

• Sigurisht ne duhet te kujdesemi per ligjshmerine dhe per mjedisin. Sot qe flasim
nuk ka ende nje projekt, nderkohe qe studimi mjedisor sapo ka filluar. Jane
angazhuar ekspertet dhe artikektet me te mire nderkombetare per te realizuar nje
projekt qe te jete krenaria jone kombetare.

• Nuk ka toke te dhuruar ndaj asnje investitori. Ajo eshte nje toke private qe eshte
shitur nga privati tek investitori.

• Ketu nuk behet fjale vetem per nje resort, por behet fjale per nje investim gjigand
qe sjell te mira per te gjithe Shqiperine, jo vetem per zonen ku investimi do te
kryhet. Me shume punesim, me shume prodhim, me shume reklame per
Shqiperine.

• Protesta qytetare eshte feste e demokracise. Sa mire qe protesta te tilla ndodhin.
Kemi qene dhe do jemi gjithmone te hapur per dialog, te degjojme njeri tjetrin dhe
pse jo te permiresojme njeri tjetrin. Me respekt dhe pa dhune./kapitali

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.