Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Rama vendos fatet e territorit në lokalin e klientit të pushtetit që ka gllabëruar tokë publike

P
Piranjat12 August 2026, 15:11 · 6 min lexim
Rama vendos fatet e territorit në lokalin e klientit të pushtetit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Kuçin e Vlorës për të zhvilluar takimin me kryebashkiakët, ku pritet të diskutohet reforma territoriale dhe mënyra se si do të organizohen bashkitë e vendit.

Por vendi ku është zgjedhur të zhvillohet ky takim është të paktën ironik.

Rama ndodhet në lokalin e Dhimitër Kapajt, kryetarit të Këshillit Bashkiak të Himarës, një prej njerëzve të pushtetit lokal socialist, emri i të cilit është lidhur me përfitimin e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës publike.

Pra, ndërsa kryeministri diskuton përpara kryebashkiakëve se si do të ndahet dhe administrohet territori i Shqipërisë, takimi zhvillohet në ambientin e një prej personave që, sipas dokumenteve dhe të dhënave të siguruara, ka përfituar sipërfaqe të mëdha të pronës shtetërore.

Bëhet fjalë fillimisht për 10.3 hektarë pyll-park në Qeparo, në zonën e “Gjomollës”, përballë detit.

Sipas dokumenteve, në mars të vitit 2021, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, i është drejtuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Ekonomisë për miratimin e zhvillimit të kësaj sipërfaqeje si pikë turistike.

Më 8 qershor 2021 kërkesa është miratuar dhe sipërfaqja është futur në procedurën e zhvillimit.

Vetëm një javë më vonë, më 15 qershor, Bule Kapaj, motra e kryetarit të Këshillit Bashkiak të Himarës, Dhimitër Kapaj, krijon kompaninë “Abeille’s Resort” sh.p.k. dhe shpreh interesin për ndërtimin e një kampingu dhe resorti pikërisht në këtë sipërfaqe pyll-park.

Më pas nis ajo që dokumentet e paraqesin si një procedurë të përgatitur për dhënien me qira të pronës publike.

Në qershor 2022, Këshilli Bashkiak i Himarës miraton në parim dhënien e sipërfaqes, ndërsa më 18 korrik 2022 Jorgo Goro shpall ankandin për dhënien me qira të 10.3 hektarëve.

Afati i lënë për zhvillimin e ankandit ishte vetëm katër ditë. Më 22 korrik 2022 zhvillohet ankandi dhe pjesëmarrëse rezulton vetëm kompania “Abeille’s Resort”, në pronësi të Bule Kapajt. Kompania shpallet fituese për 10.3 hektarë pyll-park me një çmim qiraje prej vetëm 9.5 lekësh për metër katror në vit.

Pra, prona publike përfundon në duart e familjes së kryetarit të Këshillit Bashkiak, institucioni që kishte rol në vendimmarrjen për territorin.

Por historia nuk ndalet këtu.

Sipas dokumenteve, me një tjetër procedurë, Jorgo Goro i ka dhënë Dhimitër Kapajt edhe 20 hektarë tokë në zonën Fterrë-Çorraj të Borshit, përmes kompanisë së tij “Stone Cream sh.p.k.”, për aktivitet në fushën e gurit, mermerit dhe inerteve.

Edhe këtu procedura ngre pikëpyetje të forta.

Madje, më 19 shtator 2023, Bashkia Himarë ka njoftuar për një konsultim publik me drejtues të bashkisë, këshillit bashkiak dhe kompanisë “Stone Cream”, edhe pse kjo kompani lidhet drejtpërdrejt me kryetarin e Këshillit Bashkiak.

Në të njëjtën kohë, dokumentet tregojnë se projekti i resortit në Qeparo parashikonte ndërtime hotelerie, struktura druri e betoni dhe ambiente argëtimi, ndërsa brenda afatit 10-vjeçar të qirasë, investitori kishte mundësinë të kërkonte përfitimin e sipërfaqes përmes skemës së “investitorit strategjik” dhe kontratës simbolike prej 1 euroje.

Kjo është pikërisht ajo që e bën takimin e Ramës në Kuç kaq domethënës.

Kryeministri që sot flet për reformën territoriale dhe fatet e bashkive shqiptare, zgjedh të ulet në lokalin e një kryetari këshilli bashkiak, familjarët dhe kompanitë e të cilit, sipas dokumenteve, kanë përfituar dhjetëra hektarë tokë publike në zonën e Himarës.

Dhe këtu lind pyetja?

A janë këto vendet ku duhet të diskutohen fatet e territorit shqiptar?

Sepse për qytetarët, Shqipëria nuk është thjesht një hartë që ndryshohet me vendime administrative. Është toka, pylli, bregdeti dhe pasuria publike që ndër vite është dhënë me qira, koncesione apo procedura të dyshimta njerëzve pranë pushtetit.

Në rastin konkret, kemi një takim për reformën territoriale pikërisht në ambientin e një prej figurave lokale të pushtetit, ndërkohë që emri i tij është i lidhur me dokumente që flasin për përfitimin e mbi 30 hektarëve tokë publike.

Dhe kjo e bën pamjen edhe më të qartë:

Rama flet për reformën territoriale, ndërsa klientët e tij politikë kanë bërë biznes me territorin. Në vend që fatet e Shqipërisë të diskutohen në institucione, në transparencë dhe përballë publikut, ato duket se vendosen në tavolina lokalesh, mes njerëzve që kanë qenë në zemër të pushtetit lokal dhe që kanë përfituar nga toka publike.

Nëse kjo është mënyra se si qeveriset territori, atëherë reforma territoriale nuk është thjesht një ndarje e re e hartës.

Është pyetja se kujt do t'i mbetet Shqipëria?/ syri

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.