Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare
POLITIKE

Raporti anonim i administratorit të Kep Merli, mburojë e Edi Ramës për lirinë e medias

P
Piranjat28 May 2026, 15:44 · 4 min lexim
Raporti anonim i administratorit të Kep Merli, mburojë e Edi

Kryeministri Edi Rama pati një përplasje online me Reporterët Pa Kufij lidhur me raportin e fundit për lirinë e medias në Shqipëri. Në renditjen më të fundit të organizatës, Shqipëria zbriti me tre vende krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar përkeqësimin e klimës për gazetarët dhe median në vend.

Por Rama, që median e konsideron një instrument të rëndësishëm të pushtetit të tij politik, zgjodhi të kundërshtojë raportin duke iu referuar një analize të prodhuar nga një startup i inteligjencës artificiale, praktikisht i panjohur deri më tani në debatin publik. Sipas këtij raporti, opozita kishte një dominim më të madh në hapësirën mediatike, argument që kryeministri e përdori për të sfiduar përfundimet e Reporterëve Pa Kufij.

Me tonin e dikujt që sapo ka zbuluar një të vërtetë të fshehur, Rama u shpreh se Reporterët Pa Kufij kishin pasur një reagim “çuditërisht shpërfillës ndaj të dhënave që duken si të besueshme ashtu edhe shumë relevante”. Ai i cilësoi rezultatet e startup-it si “të dhëna të verifikuara fort që tregojnë se Shqipëria është 33 pikë përqindjeje nën pragun që zakonisht shoqërohet me sistemet mediatike të ‘kapura’”. Kryeministri foli për raportin si një burim me “informacione shtesë të bazuara në fakte”, me “burime objektive dhe të paanshme”, ndërsa i bëri thirrje Reporterëve Pa Kufij “të mos i shpërfillin provat empirike”.

Por vetë platforma që Rama ngriti në nivelin e një arbitri të besueshëm të lirisë së medias ka rezultuar pothuajse e panjohur edhe për komunitetin e gazetarëve. “Provat empirike”, “burimet objektive” dhe “të paanshme” të përmendura nga kryeministri nuk kishin qenë më parë pjesë e debatit publik.

Një investigim i Citizens.al ka hedhur më shumë dritë mbi këtë platformë. Sipas publikimit, raporti të cilit i referohej Rama është i vetmi i prodhuar nga platforma “Buletin”, e krijuar në vitin 2020.

Shoqëria “Buletin shpk” zotërohet në masën 80% nga Mandi Shënediela dhe 20% nga Ardit Dine. Por lidhjet nuk ndalen te media. Mandi Shënediela rezulton i përfshirë edhe në sektorin e turizmit dhe ndërtimit. Ai zotëron kompaninë “Bhospitality”, e cila administron “Kep Merli Resort and Villas”, një nga projektet turistike elitare në jug të vendit që ka marrë statusin “Investitor Strategjik” nga qeveria shqiptare.

Po ashtu, Shënediela figuron si konsulent në kompaninë “Boiken Developments”, me emrin tregtar “Kep Merli”, kompani në pronësi të Agim Shënedielës dhe aktive në sektorin e ndërtimit.

Në mënyrë paradoksale, vetë burimi që kryeministri përdori për të provuar se qeveria nuk e ka kapur median, duket se përforcon pikërisht një nga konkluzionet kryesore të Reporterëve Pa Kufij: ndërthurjen e medias me interesa ekonomike që varen drejtpërdrejt nga vendimmarrja politike dhe favoret e qeverisë. Mund të thuhet se koha kur qeveritë kontrollonin median është një fazë e tejkaluar. Sot, në Shqipëri, jo vetëm mediat, por edhe matësit e lirisë së medias kanë nevojë për ndonjë leje ndërtimi./Lapsi.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.