U vra nga shoku i tij, përcillet sot për në banesën e fundit Eglant Koçi
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj dhe i gjetur pas më shumë se dy javësh ...
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj dhe i gjetur pas më shumë se dy javësh ...
Gjatë një prononcimi të fundit për mediat, debati mes përfaqësuesit të mazhorancës socialiste, Taulant Balla, dhe gaze...
Vijon jehona e eliminimit të Turqisë nga Kupa e Botës 2026. Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s riluajtjen e ndeshjes së h...
Me Kupën e Botës FIFA 2026 në kulmin e saj, po shohim disa nga lojtarët më të mirë në planet duke luftuar p&...
Inteligjenca letoneze po paralajmëron se Rusia po përgatit provokime të mundshme kundër shteteve baltike ose Polonisë, duke...
Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor,...
Gjatë misionit të saj për lirinë e medias në Tiranë, Reporterët pa Kufij u bënë thirrje anëtarëve t&eum...
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, sekretari i Përg...
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas rastit të helmimit në Akademinë e Sigurisë, ku dhjetëra kursantë të Kolegjit Pr...
Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesnatës së të mërkurës pranë urës së Milotit, në supe...

Raporti më i fundit i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, (AmCham Business Index 2025-2026), përbën një nga aktakuzat më të rënda që i është bërë ndonjëherë modelit ekonomik dhe qeverisjes së vendit. Për herë të parë pas disa vitesh, indeksi i besimit të biznesit ka pësuar një rënie të fortë, duke zbritur në vetëm 40.34 pikë nga 100. Ky është një sinjal alarmi që tregon qartë se biznesi po humbet besimin tek institucionet, tek tregu dhe tek drejtimi ekonomik i Shqipërisë.
Edhe më shqetësues është fakti se vetë sipërmarrjet që operojnë në vend rendisin si problemet kryesore monopolin dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë qeveritare, klimën politike, ekonominë informale dhe korrupsionin. Kjo nuk është thjesht një statistikë. Ky është një dënim i qartë për modelin e ndërtuar nga qeveria gjatë viteve të fundit.
Kur biznesi e konsideron monopolin dhe konkurrencën e pandershme si problemin numër një në Shqipëri, kjo do të thotë se tregu nuk funksionon më sipas meritës, por sipas privilegjit. Do të thotë se sipërmarrësit e ndershëm po përballen çdo ditë me klientelizëm, favorizime dhe një sistem që shpërblen ata që janë pranë pushtetit. Kjo është arsyeja pse sot flitet gjithnjë e më shumë për kapjen e ekonomisë dhe deformimin e konkurrencës së lirë.
Kur paratë e pista injektohen në ekonomi dhe depërtojnë në sektorët më të rëndësishëm të biznesit, nuk mund të flasim më për ekonomi të shëndetshme dhe as për qeverisje të përgjegjshme. Mund të flasim vetëm për një strukturë të korruptuar që ka përvetësuar ekonominë, ka grabitur pronat publike dhe private, ka dëmtuar zonat e mbrojtura, ka varfëruar qytetarët dhe ka detyruar mijëra shqiptarë të largohen nga vendi i tyre.
Një shqetësim i madh është përkeqësim dramatik i klimës politike, rënien më të madhe të regjistruar ndër të gjithë treguesit e matur. Ky është një mesazh i qartë se biznesi e konsideron situatën politike si një faktor gjithnjë e më të rrezikshëm për investimet, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e kapitalit.
Po aq alarmant është përkeqësimi i perceptimit për korrupsionin. Në vend që të kishte progres në luftën kundër këtij fenomeni, biznesi raporton më shumë pasiguri dhe më pak besim tek institucionet. Ndërkohë, burokracia shtetërore vazhdon të mbetet një nga pengesat më të mëdha për aktivitetin ekonomik. Shteti nuk perceptohet si partner i biznesit, por si barrë, pengesë dhe burim pasigurie.
Shqetësim serioz është përkeqësimi i marrëdhënieve të biznesit me pushtetin vendor, administratën tatimore, ministritë, doganat dhe sistemin e drejtësisë. Kjo tregon se institucionet publike po humbasin besueshmërinë pikërisht tek ata që krijojnë vende pune, investojnë dhe mbajnë në këmbë ekonominë shqiptare.
Po aq domethënës është fakti se bizneset raportojnë rënie të perceptimit për performancën e ekonomisë shqiptare, për infrastrukturën dhe për kërkesën e brendshme në treg. Kjo tregon qartë se propaganda e përditshme e qeverisë për sukses ekonomik nuk përputhet me realitetin që përjeton sektori privat dhe qytetarët shqiptarë.
Sot kemi një qeveri që flet për investime strategjike, ndërsa biznesi flet për monopole. Qeveria flet për reforma, ndërsa biznesi flet për burokraci. Qeveria flet për rritje ekonomike, ndërsa biznesi flet për korrupsion, pasiguri dhe mungesë konkurrence të ndershme. Kjo është diferenca mes propagandës dhe realitetit.
Ajo që po paraqes sot nuk është retorikë politike dhe as deklaratë e opozitës. Është vlerësimi i një prej komuniteteve më serioze dhe më të rëndësishme të biznesit në Shqipëri, ku bëjnë pjesë kompani vendase dhe ndërkombëtare që investojnë, punësojnë dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në ekonominë e vendit.
Prandaj qeveria nuk mund të fshihet më pas propagandës, statistikave të manipuluara dhe fasadës së suksesit. Faktet flasin vetë. Kur investitorët humbasin besimin, humbet ekonomia. Kur biznesi përballet me pabarazi dhe padrejtësi, humbet konkurrenca. Kur korrupsioni dhe monopoli zëvendësojnë tregun e lirë, humbet e ardhmja e Shqipërisë.
Kjo është edhe arsyeja pse prej 25 ditësh qytetarët shqiptarë janë ngritur në protesta. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, lufta kundër klientelizmit, kërkesa për arsim dhe shëndetësi me standarde perëndimore, si dhe mbrojtja e pronës publike dhe interesit kombëtar janë në qendër të kërkesave të tyre.
Por për të ndryshuar realitetin e sotëm duhet të largohet shkaktari kryesor i kësaj gjendjeje. Duhet të largohet një orë e më parë Kryeministri Edi Rama dhe modeli i tij i qeverisjes që ka prodhuar korrupsion, pabarazi, kapje të shtetit dhe rrënim të konkurrencës së lirë.
Pikërisht për këtë arsye protestat qytetare janë sot zhvillimi më pozitiv dhe më shpresëdhënës për vendin. Ato tregojnë se Shqipëria ende ka energjinë dhe vullnetin për të ndryshuar. Ato tregojnë se qytetarët nuk janë dorëzuar përballë padrejtësisë dhe keqqeverisjes. Prandaj këto protesta duhet të mbështeten, të inkurajohen.
Shqipëria ka nevojë për një model të ri qeverisjeje, ku sundimi i ligjit, konkurrenca e ndershme, lufta reale kundër korrupsionit, mbrojtja e pronës dhe mbështetja për sipërmarrjen të jenë prioritete kombëtare dhe jo slogane propagandistike.
Koha e justifikimeve ka mbaruar. Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë është një kambanë alarmi që dëshmon se ekonomia shqiptare po paguan çdo ditë faturën e korrupsionit, klientelizmit dhe keqqeverisjes. Shqipëria meriton më shumë. Shqiptarët meritojnë më shumë. Dhe ky ndryshim nuk mund të presë më.
Ish-ambasadori Roland Bimo ka komentuar protestat e fuqishme prej gati një muaji të qytetarëve kundër kryeministrit Edi Rama. N&eum...
Zëri dhe revolta e aktorit të madh Bujar Asqeriu është shprehur si në realitet ashtu edhe në rolet nëpër filma të...
Kur Ivanka Trump u hodh disa vite më parë nga jahti i një miku të saj në ujërat e ngrohta të Detit Adriatik dhe notoi drejt...
Shkruan ILIR ZELA, themelues dhe kryetari i parë i Rinisë Eurosocialiste Shqiptare Një pjesë e rëndësishme e rinisë shqipt...
TIRANË- Analisti politik francez, Pierre Haski, ka komentuar protestat masive që po zhvillohen në vendin tonë kundër projektit turistik...
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me sulmin që Edi Rama, Taulant Balla dhe eksponentë të tjerë të PS-së kanë nisur...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një tjetër reagim në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi R...
Ish-ministrja socialiste, Ermelinda Meksi, i është bashkuar thirrjes së ish-deputetit socialist, Ilir Zela, për reformim të brendsh&eum...
Partia Demokrartike ka reaguar në lidhje me trillimet e disa medieve të kontrolluara nga Edi Rama dhe qeveria, se gjoja Partia Demokratike dhe kreu i ...