EMRI/ Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarand&eu...
Garda Revolucionare e Iranit ka kërcënuar me sulme “më shkatërruese” kundër vendeve fqinje që strehojnë baza am...
Finalja e Kupës së Botës 2026, e planifikuar të zhvillohet më 19 korrik në ‘MetLife’ të New Jerseyt, ngjitur me...
Tre kompanitë kineze që zotëronin 50 për qind të aksioneve në koncesionin më të madh të bakrit në Shqipë...
Deklarata monstruoze e ministres së Vuçiçit nuk e pengoi ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të shtrëng...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Pamjet e reja të publikuara pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës kanë nxitur debat në rrjet, pasi tregojnë një p&eu...
“Snežana Paunović bëri më shumë sesa fyeu shqiptarët. Ajo e poshtëroi Serbinë, dëmtoi interesat e saj dhe tregoi se s...
Shqipëria do të përjetojë edhe sot një nga ditët më të nxehta të kësaj vere, me temperatura që në ...
Pavarësisht rezultateve të dobëta në sondazhe, Friedrich Mertz beson se koalicioni qeverisës ka “gjetur ekuilibrin”. Para...
Pas publikimit të raportit të Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2026, ka reaguar kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar çështjen e Belinda Ballukut si një tregues të “pandëshkueshmërisë” dhe cenimit të barazisë para ligjit.
Në reagimin e tij, Bardhi pretendon se raporti i Brukselit rrëzon qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar hetimin ndaj Ballukut si “gjueti shtrigash”, duke argumentuar se Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për ndikimin politik mbi drejtësinë dhe vendimmarrjet e Kuvendit.
Reagimi:
Brukseli vulos çështjen “Balluku” si simbol të kapjes së shtetit, pabarazisë para ligjit dhe pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet më të larta të qeverisjes. Raporti 2026 i Komisionit Evropian për Shtetin e së Drejtës, i publikuar sot, konfirmon zyrtarisht se Edi Rama e ktheu Kuvendin e Shqipërisë në mburojë personale për bashkëpunëtoren e tij, të akuzuar për 1.1 miliardë euro abuzime me tenderat. Raporti i Komisionit Evropian konfirmon njëkohësisht se opozita qëndroi aty ku duhej: në krah të ligjit dhe kundër korrupsionit.
Atë që Edi Rama e quajti “gjueti shtrigash” kundër Belinda Ballukut, Komisioni Evropian sot i vë emrin e vërtetë: cenim i barazisë përpara ligjit dhe presion i pushtetit mbi drejtësinë.
Për herë të parë, Brukseli e shkruan të zezën mbi të bardhë fjalën që përshkruan qeverisjen e Edi Ramës: PANDËSHKUESHMËRI. Ai shprehet qartë se refuzimi i Kuvendit për të hequr imunitetin e Belinda Ballukut, pas kërkesës së SPAK-ut, cenon parimet e kontrollit dhe balancës, si edhe barazinë përpara ligjit. Raporti dokumenton gjithashtu se, paralelisht me refuzimin e kërkesës së SPAK-ut, mazhoranca, me firmën edhe të Edi Ramës, propozoi ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për të zgjeruar rrethin e zyrtarëve që nuk mund të pezullohen nga detyra. Njësoj si opozita, edhe Komisioni Evropian arrin në përfundimin se këto ndryshime pengojnë hetimet për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ushqejnë pandëshkueshmërinë.
Por ky raport nuk është vetëm një aktakuzë ndaj mazhorancës. Ai duhet lexuar edhe si një thirrje për Prokurorinë e Posaçme, e cila prej disa javësh po zbaton dy standarde për Belinda Ballukun. Edhe pse vetë SPAK ka bërë publike se pozita e saj penale është rënduar me dyshimet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, nuk po zbaton standardin që vetë deklaroi gjashtë muaj më parë, sipas të cilit, kur rëndohet pozita penale, rëndohet edhe masa e sigurimit.
SPAK ka vetëm një rrugë për të mos u bërë pjesë e pandëshkueshmërisë që denoncon sot Brukseli në çështjen Balluku: t’i drejtohet pa vonesë Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.
Komisioni Europian ka ngritur shqetësime për nivelin e ekspozimit ndaj korrupsionit në disa sektorë kyç të administratës pu...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama për dekl...
Komisioni Europian ka publikuar raportin e vitit 2026 për situatën e sundimit të ligjit në Shqipëri, ku vlerësohet se ve...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, i ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, foli mbi forcimin dhe mbivlerësimin e...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka denoncuar në një dalje për mediat se “spitali më i madh në Shqip&...
Media prestigjioze amerikane “Wired” i ka kushtuar një artikull protestave që vijojnë prej 48 ditësh në Tiranë, ku q...
Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar procesin e integrimit europian, kërkesat e Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë dhe çështjen e i...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj kritikave të opozitës, e cila e akuzoi për heshtje pas deklaratës skandaloze të ministre...
Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeminis...
Gazetari Elkier Bushkolaj, i ftuar në studion e lajmeve me gazetarin Arnold Kariqi në SYRI TV, foli mbi funksionimin e SPAK-ut, hetimet për afera...