Ermal Beqiri kapet në Francë, policia jep detaje zyrtare! Si u vu në pranga biznesmeni
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
44-vjeçari Ermal Beqiraj i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, është arrestuar në qytetin e Amiens, Francë,...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga Çerkeza, në Tiranë, ku qytetarët raportojnë djegien ...
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar pasditen e kësaj të marte në një a...
Një shtetas shqiptar u ndalua pasi fluturoi mbi një central bërthamor në Normandi të Francës në një lartësi më...
Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i pandehur nga SPAK për korrupsion në zgjedhje, ka dëshmuar në procesin gjyq&eu...
Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese të Rajonit të Atikës ka çuar në sekuestrimin e 6.2 tonëve pro...
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën h...
Bashkimi Evropian shprehu shqetësim për ndalimet reciproke të hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi, duke theksu...
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar këtë të martë një veprim hetimor n&eum...
Roberto Mancini është shumë pranë rikthimit në stolin e Kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbol...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Organizatës Këshilluese për Sigurinë Jashtë Vendit (OSAC), strukturë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e cilësuar atë si një pasqyrë të qartë të situatës së sigurisë dhe qeverisjes në Shqipëri. Sipas Kedhit, raporti evidenton një rritje me 17% të kriminalitetit në vend gjatë një viti, të lidhur kryesisht me trafikun e drogës, mashtrimet dhe armët. Ai theksoi se dokumenti përshkruan rrjetet shqiptare të krimit të organizuar si të përfshira në trafik droge, pastrim parash, trafikim njerëzor, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion.
Kedhi kujtoi gjithashtu raportin e fundit të Europol-it, sipas të cilit grupet kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë që kontrollojnë pjesë të rëndësishme të trafikut të kokainës drejt Evropës, në bashkëpunim me kartelet latino-amerikane dhe organizata të tjera kriminale.
Deklarata:
Mirëdita!
Dje u publikua Raporti i Sigurisë për Shqipërinë nga OSAC, strukturë e Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili tregon se çfarë duhet të dijë një qytetar amerikan përpara se te vije ne vendin tone.
Një raport më shumë që tregon realitetin e dhimbshëm me të cilin ne përballemi përditë.
Sipas raportit, kriminaliteti në Shqipëri është rritur me 17 për qind brenda një viti. Rritja lidhet kryesisht me krimet e drogës, mashtrimet dhe armët.
Raporti i OSAC flet për rrjete të krimit të organizuar të përfshira në trafik droge, pastrim parash, trafikim njerëzor, zhvatje, prostitucion dhe korrupsion. Evidenton gjithashtu se armë dhe eksplozivë që qarkullojnë në Europë kanë origjinë ose kalojnë përmes Shqipërisë. Të njëjtën kambanë alarmi ngrinte dhe raporti i ri i Europol pak ditë më parë, i cili dokumentonte se rrjetet kriminale shqiptare janë shndërruar në aktorë transnacionalë, që kontrollojnë zinxhirë të tërë të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, bashkëpunojnë me kartelet latino-amerikane dhe me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare, ndërsa përdorin komunikime të enkriptuara, pastrim parash dhe biznese të ligjshme për të fshehur aktivitetin e tyre.
Pas trembëdhjetë vitesh, Shqipëria ka më shumë krim, më shumë para të pista në ekonomi dhe një shtet që nuk u përgjigjet dot qytetarëve me shpejtësinë dhe kapacitetin e nevojshëm.
Vetë raporti evidenton se reagimi i policisë vonohet për shkak të mungesës së personelit dhe burimeve, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur dhe ndihmuar qytetarët është e kufizuar në zona të caktuara. Qeveria i gjen 4.2 milionë euro për t’ja dhënë Kanye West, por nuk ka para për sigurinë e qytetarëve, ashtu si nuk ka për zjarrfikëset apo spitalet dhe as për arsimin.
Qytetari shqiptar paguan taksat, por kur ka nevojë për shtetin, e gjen atë të vonuar, të munguar apo të kompromentuar.
Pasojat e kriminalizimit të Shqipërisë nuk i vuajnë vetëm viktimat e drejtpërdrejta të krimit.
I vuan biznesi i ndershëm, që duhet të konkurrojë me paratë e drogës dhe klientelizmin.
I vuan profesionisti, që zbulon se puna dhe aftësia nuk vlejnë sa lidhjet. I vuan familja e zakonshme, që paguan gjithnjë e më shumë dhe ndihet gjithnjë e më shumë e pashpresë.
I vuan i riu, të cilit çdo ditë i jepet mesazhi se në këtë vend ecën më shpejt ai që njeh dikë, jo ai që punon më shumë.
Raporti është po aq i rëndë për korrupsionin. Investitorët e huaj evidentojnë se korrupsionin eshte i kudondodhur, në qeveri, në drejtësi, në prokurimet publike dhe në media. Ata ngrenë shqetësime për mungesën e transparencës dhe konkurrencës, ekonominë informale dhe zbatimin e dobët të kontratave.
Gjithashtu, theksohet se aksidentet janë te shpeshta, shërbimet e urgjencës te kufizuara, nuk ka transport per ne spital, kujdesi mjekësor eshte i papërshtatshëm, transporti publik nuk rekomandohet, uji i çezmës nuk përmbush standardet dhe siguria ne rruge gati nuk ekziston.
Sa i përket zgjedhjeve, raporti vë në dukje se në to janë përfshirë elementë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe se misionet e ODIHR, OSBE, Asambleja Parlamentare e OSBE, Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian kërkuan reformë të plotë zgjedhore, duke identifikuar keqpërdorimin e burimeve publike nga partia në pushtet si shqetësim kryesor.
Mbi të gjitha, raporti arrin në një përfundim të qartë: pandëshkueshmëria mbetet një problem serioz.
Pandëshkueshmëria vendos se kush fiton tenderin. Kush merr lejen. Kush ndërton aty ku të tjerëve u ndalohet. Kush pasurohet përmes shtetit dhe kush detyrohet të largohet sepse nuk pranon të bëhet pjesë e sistemit.
Raporti ndalet edhe te protestat masive të këtyre gati dy muajve, duke konstatuar se edhe pse nisën si reagim mjedisor, sot janë shndërruar në protesta kundër korrupsionit qeveritar.
Pas trembëdhjetë vitesh abuzim, vjedhje dhe shpopullim, ka vetëm një akt që kjo qeveri dhe ky Kryeministër duhet të bëjnë: dorëheqja!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar kushtet në të cilat po kryhen punimet për ndërtimin e bypass-it në aksin ...
Kreu i partisë “Mundësia” në një intervistë në News24 u shpreh se Edi Rama do të mbahet mend si kryemin...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të 15 qershorit, pasi u...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi qeverinë se po rrezikon zbatimin e marrëveshjes me Shtetet e ...
Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, publikoi këtë të hënë një dosje me pretendime për mënyrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që e cilësoi si një nga aferat më të rënda të qeve...
Kopja e projekt-marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u kthye në një pikë të fortë përplasjesh mes opo...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka reaguar sërish nërpërmjet një postimi në Facebook për zhvillimet e fundit në vend, d...
Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 60 ditë nga punimet e Kuvendit, deputetin dhe kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj. P&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të rapo...