POLITIKE

“Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte”/ Ditmir Bushati: Serbia nuk pranon përgjegjësitë për luftërat e viteve ’90

Piranjat Përditësimi i fundit 4 September 2026, 11:38

“Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte”/ Ditmir

Ish-ministri Ditmir Bushati, është shprehur se vdekja e Ratko Mlladiç dhe mënyra se si ajo po trajtohet nga Beogradi, tregon se Serbia nuk pranon të njohë pasojat e luftës së ndodhur në Kosovë në vitet 1990.

Në një postim në rrjetet sociale, Bushati shprehet se me ndarjen nga jeta të Mlladiç, nuk ka mbaruar ideologjia që e trajtonte si hero dhe jo ashtu siç ishte në të vërtetë, një kriminel lufte.

“Ratko Mlladiç nuk ishte hero, por kriminel lufte”/ Ditmir

“Ceremonia shtetërore për sjelljen e trupit të vdekur të Ratko Mlladiçit në Serbi, tregon se vdekja e tij nuk po trajtohet si ikja nga jeta e një krimineli lufte të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

Përkundrazi, vdekja e tij ka nxjerrë në pah edhe njëherë refuzimin e Serbisë për t’u përballur me politikat që çuan në luftërat e viteve ’90, dhe me pasojat e tyre. Në vend që të pranojë përgjegjësitë, Serbia flet për ‘padrejtësi historike ndaj serbëve’.

Është e qartë se kjo qasje politike nuk mori fund me Sllobodan Millosheviçin, e as me vendimet e drejtësisë ndërkombëtare. Serbia nuk mund të ndërtojë një identitet demokratik të qëndrueshëm e as të konsiderohet faktor stabiliteti në rajon pa pranuar përgjegjësië për luftërat e viteve ’90.

Ato nuk ishin rezultat i padrejtësive historike, por pasojë e politikave të ndjekura nga Beogradi. Prandaj, demokratizimi dhe europianizimi i Serbisë dhe rajonit kërkon një shkëputje rrënjësore nga ideologjia që justifikon krimet e luftës dhe gjenocidit.

Mlladiç vdiq, ndërsa ideologjia që e shndërroi atë në hero vazhdon të jetojë. Prandaj, pyetja nuk është më se deri ku mund të shkojë mohimi i krimeve të luftës apo glorifikimi i kriminelëve.

Pyetja është: Ku është fundi? Dhe një pyetje po aq e rëndësishme duhet t’i drejtohet komunitetit ndërkombëtar: Edhe për sa kohë do të trajtohen glorifikimi i kriminelëve të dënuar të luftës, si dhe mohimi e relativizimi i gjenocidit, thjesht si një tjetër mosmarrëveshje politike në Ballkan?”, shkruan Bushati.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?