Sot protesta e 36-të radhazi, shqiptarët nuk tërhiqen nga kërkesa e panegociueshme: Rama jep dorëheqjen!

Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 36-të masive, ku qytetarët do të derdhen sërish në shesh me kërkesën e panegociueshme për largimin e menjëhershëm të kreut të qeverisë.
Koordinatorët e tubimit u kanë bërë një thirrje të fortë të gjithë shqiptarëve, jo vetëm atyre brenda kufijve nga çdo cep i vendit, por edhe mbështetësve të shumtë të diasporës që kanë udhëtuar drejt Tiranës, që t’i bashkohen këtij marshimi vendimtar.
Sipas planit të organizimit grumbullimi i parë i dallgës së protestuesve do të nisë në sheshin “Skënderbej”.
Më pas, marshimi madhështor do të zhvendoset drejt godinës së Kryeministrisë, aty ku do të kulmojë edhe revolta qytetare.
Kërkesa kryesore e kësaj lëvizjeje të pandalshme mbetet vetëm një: rrëzimi i Edi Ramës. Organizatorët kanë bërë të qartë se sheshet nuk do të braktisen dhe askush nuk do të tërhiqet pas deri në përmbushjen e plotë të këtij qëllimi.
Përmes mesazhit të prerë dhe të qartë “Ju erdhi fundi”, qytetarët janë ftuar të marrin pjesë masivisht në këtë përballje radhazi për të treguar se legjitimitetit të kësaj qeverie i ka ardhur fundi.
Lexo edhe
POLITIKE
Arkivoli në protestë/ Berisha: Qytetarët i përgatitën Ramës funeralin politik!

“Rama gënjen hapur”/ Këlliçi publikon dokumentet: Ja çfarë ka planifikuar për Porto Palermon

Gazetari i BBC zbulon prapaskenat e intervistës me Ramën: E pyeta nëse duhet të shqetësohemi edhe për të në lidhje me hetimet e SPAK?! Sy...

Der Spiegel: Demonstratat në Shqipëri po përhapen, e shtuna shënoi ditën e 35-të radhazi të protestave

Kryeministri Rama mbron projektin në Zvërnec dhe Sazan, shpërfill kritikat: Nuk shkelim standardet e BE-së





