Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, reagon Ministria e Jashtme e Greqisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka reaguar pas situatës së krijuar ditën e djeshme në Zvërnec, ku një roje private dhunoi protestuesit. Përmes një reagimi zyrtar, Ministria greke shprehet se në protestën e djeshme mbeti i plagosur edhe një shtetas grek.
Ajo thekson se ambasada e Greqisë në Tiranë po kryen paralelisht edhe ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.
Ministria greke rithekson nevojën për respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek.
“Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore, mes të cilëve ndodhej edhe një shtetas grek që mbeti i plagosur.
Ambasada e Greqisë në Tiranë po kryen paralelisht edhe ndërhyrjet e nevojshme pranë palës shqiptare, duke kërkuar zbardhjen e plotë të incidentit dhe vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.
Ritheksojmë nevojën për respektimin e plotë të shtetit të së drejtës, përfshirë mbrojtjen e të drejtave dhe pronave të anëtarëve të Minoritetit Kombëtar Grek, si edhe rëndësinë e mbrojtjes efektive të zonave të mbrojtura mjedisore, në kuadër të përafrimit me acquis communautaire të Bashkimit Europian, respektimi i të cilit përbën kusht për përparimin e procesit të integrimit”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Afera ‘Balluku’ nuk mbyllet’/ Hoxhaj: Rama po përdor koncesionet dhe energjinë për influenca ndërkombëtare

Përfundon numërimi/ Ja kush do jenë anëtarët e Këshillit të Ri Kombëtar të PD

Deputeti i PS reagon për protestën në Zvërnec: Situatë e papranueshme! Rojet private nuk mund të zëvendësojnë shtetin

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec nga rojet private, reagon Rama

Berisha akuza Ramës: Lubi Balluku dhe AKSHI, përmendoret e zeza në dokumentin e IBAR

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec nga rojet private, Lamallari: Të ndiqen penalisht, edhe kompanitë e tyre duhen hetuar

“Me Ramën s’ka integrim në BE”/ Berisha: Sipërmarrjet digjitale, kopshte private të vjedhjeve

Belind Këlliçi reagon për dhunën në Zvërnec: Të fortët kanë marrë pronën, plaçkitje e turpshme që i bëhet shqiptarëve





