Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: 5 vatra ende aktive, u angazhuan dhe dy helikopterë
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 v...
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka njoftuar se gjatë ditës së sotme janë menaxhuar operacionet për përballimin e 16 v...
Agjencia Shtetërore Meteorologjike lëshoi një paralajmërim për mbërritjen e valës së dytë të nxehtësis&...
Aktivisti Arben Kola në nisje të protestës së 36-të kundër qeverisë, deklaroi se shumë deputetë të PS jan&eu...
Albion Nikolli, një nga protestuesit e arrestuar gjatë protestës së zhvilluar të enjten para Kuvendit, është liruar kë...
Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonj...
Një aeroplan i kompanisë Delta Air Lines është goditur nga një fishekzjarr teksa po i afrohej pistës për ulje në Aerop...
Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka reaguar, pasi emri i tij u aludua në disa media si i përfshirë në ''dosjen Aruba''. N&...
Fieri, Lezha dhe Durrësi janë qarqet më të rrezikuara nga zjarret pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hë...
Administratori i faqes së John Alite ka reaguar pas postimeve në rrjetet sociale që e lidhnin emrin e tij me protestat në Shqipëri, d...
Presidenti francez Emmanuel Macron pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Siri, ku do të diskutojë me autoritetet sirian...

Kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka reaguar, pasi emri i tij u aludua në disa media si i përfshirë në ''dosjen Aruba''.
Në reagimin e tij, Tavo i ka cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të pabazuara, duke theksuar se në periudhën e përmendur nuk ka mbajtur asnjë funksion që lidhet me vendimmarrjen në administrimin e territorit.
Ai ka shtuar gjithashtu se zona në fjalë nuk është nën juridiksionin e Bashkisë së Himarës.
Në reagimin e tij Tavo ka paralajmëruar ndjekje ligjore ndaj çdo shpifjeje ku përmendet emri i tij.
Reagimi i plotë
Aruba dhe Arubaxhinjtë e medias dhe opozitës shqiptare!
Ditët e fundit, në disa portale dhe rrjete sociale po qarkullojnë “lajme” mbi aludime tërësisht të pabazuara, që përfshijnë emrin e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, në të ashtuquajturat “përgjime të SPAK”, duke pretenduar se ai ka premtuar ti dhurojë njerëzve të botës së krimit të organizuar miliona metra katrore toka në zonën e Gjirit të Gramës.
Nuk e mora mudimin ti përgjigjem një çmenduarie të tillë. Por kur çmenduria merr dhenë dhe, portaleve apo gazetarëve “arubaxhinj” e gjobaxhinj, u bashkohen edhe politikanë të opozitës, u detyrova të qartësoj për publikun dhe jo për ta, disa të pavërteta të trasha në këtë histori.
Së pari: Aludimet lidhen me një përgjim të aktorëve të krimit të organizuar, në korrik 2024. Atë kohë unë nuk kam qenë kryetar bashkie e nuk kam mbajtur asnjë funksion drejtues shtetëror, apo të kem patur ndonjë kompetencë vendimmarrëse që lidhet me menaxhimin e territorit.
Së dyti: Edhe sikur unë të kisha qenë kryetar i bashkisë Himarë, edhe sikur unë të kisha mundësinë të dhuroja territoret e bashkisë njërit apo tjetrit, ka një gjë shumë të thjeshtë: Gjiri i Gramës, të nderuar lexues, gazetarë e deputetë, nuk është nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Himarë. Kjo zonë gjeografike dhe turistike i përket Bashkisë së Vlorës, dhe Vangjel Tavo, nuk mund t’ia premtonte askujt për t’ia “dhuruar”.
Së treti: Mediat apo portalet, me pronarë të njohur e të panjohur, nëse duan të bëjnë gazetari investigative, duhet të bëjnë gjënë më të tjeshtë; një telefontë personit që atakohet. Pyeteni! Po ta kishin bërë do të kishit mësuar se unë nuk kam patur asnjë detyrë atë kohë dhe zona për të cilën flitet nuk është fare nën juridiksionin e bashkisë që unë drejtoj tashmë.
Ose mjafton të bënit një kërkim të thjeshtë në google dhe mëson edhe më shpejt të njëjtat gjëra, pa rënë në gabime që dëshmojnë injorancë në çdo drejtim. Por, mesaduket, qëllimi nuk ka qenë të bëhet gazetari, por të denigrohet një person dhe një zyrtar publik.
Më e pafalshme kjo edhe për deputetë të opozitës, që janë edhe me origjinë nga këto anë dhe nuk dinë “hollësi kaq të vogla”, por vrapojnë të bëhen përçuese të këtyre akuzave të shëmtuara, me pretendimin se po i referohen “mediave”. Cilave media?
Mund të debatojmë publikisht, të shkëmbejmë replika për çdo çështje që lidhet me cilësinë e qeverisjes, menaxhimit të bashkisë, shërbimeve etj. Jemi të hapur për çdo gjë, Në një shoqëri demokratike, debati publik duhet të mbështetet mbi fakte dhe transparencë, jo mbi thashetheme, insinuata dhe tentativa për të dëmtuar reputacionin e individëve për përfitime politike, apo edhe me keq shantazhime ordinere gjobaxhinjsh.
I bëj thirrje mediave dhe kujtdo që kontribuon në hapësirën publike të tregojë përgjegjësi, të verifikojë informacionin dhe të mos bëhet pjesë e përhapjes së lajmeve të rreme.
I bëj thirrje kujtdo që vijon të përhapë këto pretendime të rreme, me qëllim apo thjeshtë sipas mekanizmit “copy paste” për ca klikime më shumë, të ndalojë menjëherë. Çdo përpjekje e mëtejshme për hedhje balte do të ndiqet në rrugë ligjore dhe autorët do të përballen me pasojat përkatëse përpara sistemit të drejtësisë.
E vërteta nuk ndërtohet mbi shpifje!
PS: Nuk kisha ndërmend të reagoja (sikurse kam vepruar ngahera) për shpifje banale nga portale apo pseudogazetarë gjobëvënës, por kur pjesë e kësaj tallavaje bëhen edhe deputet/e të opozitës se duan të përfitojnë politikisht nga shpifja, vendosa të sqaroja njëherë dhe përgjithmonë sa më lart.
Rezistenca popullore kundër kryeministrit Edi Rama nuk njeh të ndalur. Ditën e sotme, në orën 19:00, do të mbahet protesta e 36-...
Kryedemokrati, Sali Berisha, e cilësoi protestën e zhvilluar një natë më parë si një mesazh të fortë kundër ...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza ndaj kryeministrit Rama, duke publikuar dokumente zyrtare sa i përket menaxhimit...
Gazetari i BBC-së, Guy De Launey, ka zbuluar prapaskenat e intervistës së zhvilluar me kryeministrin Edi Rama, në një moment kur Shqi...
Sot që në orën 08:30 të mëngjesit media prestigjoze gjermane Der Spiegel i ka kushtuar një arrikull protestës të s&eum...
Edi Rama ka dalë sërish në mbrojtje të projektit të kompanisë së lidhur me Jared Kushner në zonën e Zvërneci...
Situata mbetet e ndezur përpara Gjykatës së Tiranës, ku qytetarët, aktivistët dhe familjarët e të arrestuarve po vijoj...
Teksa protesta para zyrës së tij hyri në ditën e saj të 35-të, Edi Rama zgjodhi t’i kushtojë vëmendje promovimit...
Agjencia prestigjioze e lajmeve Associated Press ka raportuar mbi kulmimin e protestave në Tiranë për të 35 ditë rradhazi. AP shkrua...
Në protestën e 35-të kombëtare, shqiptarë nga qytetet e ndryshme të vendit dhe diaspora kërkuan largimin e kryeministr...