Reforma e re terriroriale/ Tedi Blushi: Maliqi nuk ka nevojë të shkrihet por ka nevojë të zhvillohet

Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka deklaruar se banorët e Maliqit nuk duhet të dorëzohen përballë një riorganizimi territorial të propozuar nga PS. Përmes një postimi në rrjetin e tij sociaale Facebook, Blushi u shpreh se Maliqi është hambari i Shqipërisë, toka e fermerëve dhe djersa e njerëzve punëtorë.
Kjo duke theksuar se njerëzit e kësaj treve meritojnë më shumë vëmendje, më shumë investime, më shumë shërbime dhe mbi të gjitha respekt. Ai falenderoi këshilltarët bashkiakë të PL dhe PD që qëndruan në krah të qytetarëve dhe mbrojtën zërin e Maliqit.
Depuetit tha se Maliqi ka qenë dhe duhet të mbetet Bashki, ndërsa shtoi se nuk ka nevojë të shkrihet por ka nevojë të zhvillohet.
Postimi i Tedi Blushit
Sot isha në Maliq dhe pashë në sytë e njerëzve diçka që nuk mund të fshihet me asnjë hartë të vizatuar në laptopin e Arbian Maznikut apo, aq më keq, në kokën e çartur të Edi Ramës: zemërimin, dhimbjen, por mbi të gjitha vendosmërinë për të mos u dorëzuar.
Maliqi nuk është një vijë në një hartë administrative. Maliqi është hambari i Shqipërisë, toka e fermerëve tanë, djersa e njerëzve punëtorë dhe shtëpia e mijëra familjeve që kanë ndërtuar jetën këtu.
Askush nuk ka të drejtë ta trajtojë Maliqin si një numër në një tabelë apo si një njollë që mund të fshihet nga harta. Njerëzit e kësaj treve meritojnë më shumë vëmendje, më shumë investime, më shumë shërbime dhe mbi të gjitha respekt.
Një falënderim i veçantë për këshilltarët bashkiakë të PL dhe PD që qëndruan në krah të qytetarëve dhe mbrojtën zërin e Maliqit.
Por sot dua të përulem me respekt të veçantë për Reiz Petritaj, nga Strelca, të moshuarin me bastun, që me kurajë dhe dinjitet i tregoi vendin e pabesisë brenda Këshillit Bashkiak dhe nuk lejoi që zëri i njerëzve të tij të shitej për interesa politike.
Kjo është forca e Maliqit: njerëzit e tij!
Sot u them banorëve të Maliqit, Libonikut, Gorës, Moglicës, Pirgut, Vreshtasit, Pojanit dhe çdo fshati të kësaj treve: MOS U DORËZONI, SEPSE NUK JENI VETËM!
Maliqi ka qenë dhe duhet të mbetet Bashki. Maliqi nuk ka nevojë të shkrihet por ka nevojë të zhvillohet! Turp për Gëzim Topçiun, Niko Peleshin dhe deputetët e PS të Qarkut që e tradhtuan besimin e qytetarëve që i kanë votuar për vite me radhë.
Maliqi nuk është pronë e askujt dhe as “petë lakrori” për t’u gëlltitur kollaj.
Maliqi ka zë.
Maliqi ka njerëz.
Maliqi ka dinjitet.
Dhe Maliqi nuk dorëzohet!
MALIQI NUK SHKRIHET.
Lexo edhe
POLITIKE
Celibashi ju jep "Flamingove" formularët: Mbledhim firma për të korrigjuar me referendum ligjin për zonat e mbrojtura

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 27 gusht

Nga fjalët, tek veprat: Poliçani mbledh këshillin për shkrirjen e Bashkisë

PD akuzon qeverinë Rama për centralizim të prokurimeve në shëndetësi

‘Janë bërë det! Alo bashkia, Qivirria!’/ Korreshi: Nuk ka cep të Lushnjes që nuk e kanë mbytur plehrat





