Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Reforma territoriale/ Alizoti: Tërësisht elektorale, me çdo kusht duan të ruajnë karriget e tyre

P
Piranjat 2 August 2026, 14:00 · 3 min lexim
Reforma territoriale/ Alizoti: Tërësisht elektorale, me çdo

Një valë protestash ka përfshirë qytete të ndryshme të vendit në kundërshtim të reformës territoriale, e cila po cilësohet si një lëvizje thjesht elektorale për të manipuluar pushtetin vendor.

Pas dy tubimeve në Prrenjas, revolta është zhvendosur në qytetin e Belshit, ku qytetarët po kundërshtojnë ashpër planin për shkrirjen e bashkive të tyre.

Për drejtuesin politik të Qarkut Elbasan, Tomorr Alizoti, njëkohësisht deputet i PD, harta territoriale është një reformë për qëllime tërësiht elektorale.

Sipas tij, kryeministri dhe qeveria e tij po tentojnë me çdo kusht të ruajnë karriget e tyre, duke rënduar drejtpërdrejt mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë.

Fjala e Alizotit:

Ka protesta në të gjithë Shqipërinë për punën e bashkive sepse nuk mund të ndryshosh raportin e njerëzve me shtetin, me bashkinë, me komunat, pa i pyetur ata. Dhe kjo është një reformë e mirëfilltë elektorale. Pra, ky person që është Rama, me gjithë ekipin e tij, tenton me çdo kusht të qëndrojë në pushtet. Dhe këtë e bën me koston e njerëzve. Reforma territoriale është totalisht absurde. Sepse në vendet e botës, është Karta Europiane që është demokraci, decentralizimi. Kështu që janë shumë të rëndësishme bashkitë.

Belshi është një zonë, është një qytet i vogël i cili përpara shumë kohësh është menduar dhe nga zona që ka, të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Pra nuk mund ta bashkosh Belshin me Elbasanin, po ashtu edhe Cërrikun sepse e humb efektin e decentralizimit. Njerëzit këtu kanë nevojë të kenë shërbimet e tyre normale rreth vetes, brenda vetes. Kjo është një reformë e mirëfilltë elektorale, por do hasin rezistencë. Sepse nuk është vetëm kjo, ka shumë e shumë reforma e shumë e shumë nisma që ka marrë kryeministri që e ka dëmtuar këtë vend. 

Ai përfaqëson Shqipërinë duke e dëmtuar Shqipërinë. Duke i dëmtuar shqiptarët në një mënyrë me një arrogancë të paparë. Kështu që është e domosdoshme, protesta është natyrale, është e bërë vetë nga njerëzit, ka dhe shumë demokratë, ka shumë opozitarë, që janë të pakënaqur, sepse është një gjë që i prek realisht njerëzit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.