Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Reforma territoriale/ Meta kundër shkrirjes së Fushë-Arrëzit: Po goditet bashkia e drejtuar nga opozita

P
Piranjat11 August 2026, 15:01 · 3 min lexim
Reforma territoriale/ Meta kundër shkrirjes së

Presidenti i Partisë së Lirisë përmes një postimi në facebook shprehet kundër shkrirjes së bashkisë së Fushë Arrëzit, si plan i Ramës për shpopullimin e kësaj treve për të krijuar vakumin që do të plotësohet nga grabitqarët e “Paketës së Maleve”.

Në një postim në facebook Meta thotë se shkrirja është ‘hakmarrje’ e Ramës ndaj punës së mirë të kryebashkiakut Hil Curri dhe administratës së tij të cilët kanë nisur popullimin e trevës. Ndërkohë Rama kërkon të godasë pikërisht zhvillimin sepse axhenda e tij është shpopullim e shkombëtarizim.

Reagimi:

Bashkia e Fushë-Arrëzit është ndër bashkitë me resurse të gjithanshme për zhvillim, me performancën më të lartë ndër 9 bashkitë e para dhe që kontribuon me mbi 200 milion euro në vit për GDP-në.

Me bukuri natyore të jashtëzakonshme, fatmirësisht me masive pyjesh me shumë mundësi për turizmin malor, goditja ndaj Fushë-Arrëzit synon shpopullimin e kësaj treve për të krijuar vakumin që do të plotësohet nga grabitqarët e “Paketës së Maleve”.

Ky sulm është edhe kundër suksesit të jashtëzakonshëm në menaxhimin e kësaj bashkie nën drejtimin e opozitës, në veçanti të Kryetarit, z. Hil Curri dhe punonjësve të përkushtuar të administratës.

Mazniku, që nuk ka qenë asnjëherë në Fushë-Arrëz, as për të takuar këshilltarët e PS dhe jo më qytetarët, i sugjeroj që të çojë në Fushë-Arrëz punonjësit e administrave të bashkive që i ka marrë “Rilindja” për t’i trajnuar të punojnë si administrata e shkëlqyer e Fushë-Arrëzit që për shërbime, përkushtim, sjellje, transparencë e llogaridhënie mund të krahasohet vetëm me bashkitë e vendeve skandinave.

Falë këtyre aftësive menaxhuese të Kryetarit Curri dhe të kësaj administrate, të politikave dhe projekteve për nxitjen e investimeve, por edhe të mbështetjes së diasporës, ka nisur popullimi i kësaj treve. Pikërisht prandaj Edi Rama kërkon ta godasë, sepse axhenda e tij është shpopullim e shkombëtarizim.

Edhe në respekt të vuajtjeve të shumë intelektualëve të dënuar dhe të internuar politikë, Bashkia e Fushë-Arrëzit meriton vetëm mbështetje, por kurrë të shkrihet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.