Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ... Italia sfidon Francën dhe Belgjikën, lista e të grumbulluarve të Mancinit Berisha thirrje studentëve: Nesër të rrëzojmë Ramën! Berisha: Ftoj sërish çdo parti dhe faktor opozitar të krijojmë një front të përbashkët kundër Edi Ramës... Berisha publikon sondazhin: Bizneset dhe qytetarët janë rrënuar nga narko-eurot, Banka e Shqipërisë dhe med... Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!
POLITIKE

“Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: PS kërkon të shkrijë bashkitë që drejtohen nga PD

P
Piranjat30 July 2026, 16:47 · 2 min lexim
“Reforma territoriale po përdoret nga partia-shtet”/ Zhupa: PS

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ndaj draftit të reformës territoriale të dorëzuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar atë një projekt të motivuar nga interesa elektorale dhe jo nga nevojat e qytetarëve.

Sipas Zhupës, drafti parashikon shkrirjen dhe rigrupimin e katër prej gjashtë bashkive që drejtohen nga opozita, Memaliaj, Pukë, Fushë-Arrëz dhe Kavajë, pa një analizë të qartë për përmirësimin e shërbimeve, pa konsultim me komunitetet dhe pushtetin vendor dhe pa transparencë.

Statusi i plotë:

Reforma territoriale po përdoret si instrument për interesa elektorale të partisë-shtet. Sot, Partia Socialiste ka dorëzuar një draft të njëanshëm, ku kriteri kryesor nuk është zhvillimi, shërbimet për qytetarët apo eficienca administrative, por llogaritë elektorale.

Nuk është rastësi që 4 nga 6 bashkitë që drejtohen nga opozita, Memaliaj, Puka, Fushë-Arrëzi dhe Kavaja, parashikohen të shkrihen dhe të rigrupohen. Nuk ka një analizë të qartë për përmirësimin e shërbimeve, nuk ka konsultim me komunitetet dhe pushtetin vendor, nuk ka transparencë. Ka vetëm një objektiv: të ndryshohet harta sipas interesit politik të mazhorancës.

Një reformë territoriale duhet të ndërtohet mbi kritere objektive: zhvillimin ekonomik, lidhjet funksionale mes njësive, aksesin në shërbime publike dhe interesin e qytetarëve, jo mbi interesin e një partie për të kapur zgjedhjet.

Jam e lumtur që, falë reagimit të fortë publik dhe presionit të vazhdueshëm të të gjithë faktorëve, arritëm të mbronim bashkitë e Konispolit dhe Delvinës, të cilat në raportin fillestar të socialistëve ishin shënuar me të kuqe për t’u shkrirë. Ky nuk ishte një krijim mediatik, siç u përpoqën ta paraqisnin, por një plan real që u ndal vetëm sepse u denoncua në kohë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.