POLITIKE

‘Reforma u miratua nën presion’, Strazimiri: Nuk votuam për këtë drejtësi që kemi sot

Piranjat Përditësimi i fundit 15 December 2025, 12:18

‘Reforma u miratua nën presion’, Strazimiri: Nuk votuam

Deputeti i Partisë Demokratike Gent Strazimiri i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv, ka hedhur akuza të forta mbi mënyrën se si u miratua Reforma në Drejtësi, duke deklaruar se votimi i ndryshimeve kushtetuese u bë nën një presion të jashtëzakonshëm diplomatik dhe politik. Sipas tij, ligjet organike mbi të cilat funksionojnë sot organet e reja të drejtësisë, përfshirë SPAK, janë në thelb anti-kushtetuese.

Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri, ish-deputeti Gent Strazimiri sqaroi se vota e opozitës në atë kohë, e cila ishte 139 vota dhe jo 140, nuk ishte për reformën në formën e saj aktuale, por për “nevojën për të patur një reformë”. Ai theksoi se vendimi u mor në një atmosferë tensioni të madh psikologjik dhe presioni të fortë politik e diplomatik.

Strazimiri pretendon se opozita arriti të bënte një rezistencë të fortë ndaj draftit fillestar kushtetues, të cilin ai e lidhi me qeverinë dhe me ndikimin e jashtëm. “Ne kemi mbajtur në dorë, duke ia hequr nga dora qeverisë dhe Sorosit, katër-pesë çelësa nga ato kushtetuese,” u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se pa këtë ndërhyrje, situata do të ishte edhe më e rëndë.

Strazimiri argumentoi se pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ligjet organike, që rregullojnë funksionimin e institucioneve, duhej të rishikoheshin, por mazhoranca i miratoi ato pa pjesëmarrjen e opozitës. Kjo, sipas tij, i bën këto ligje “anti-kushtetuese”. Ai shtoi se mungesa e një Gjykate Kushtetuese funksionale në atë periudhë e bëri të pamundur kundërshtimin ligjor të këtij procesi.

Duke iu përgjigjur kritikave se drejtësia e re nuk po jep rezultate, siç tregohet nga fakti që zyrtarë të lartë si Belinda Balluku apo Erion Veliaj mbeten në detyrë, Strazimiri theksoi se kjo është pikërisht ajo për të cilën opozita kishte paralajmëruar. Ai theksoi se opozita qëndroi e vetme përballë presionit, ku përfshiu edhe atë të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu. “Kjo çudi që po ndodh sot, nuk është kushtetuese pikërisht për shkak se opozita qëndroi,” përfundoi ai.

Flavio Qarri: 140 vota për reformën në drejtësi dhe gjëja kryesore që ajo bën duket se është të pengojë opozitën, të ndihmojë korrupsionin dhe të mos hetojë krimet zgjedhore. Nuk mendoni se është pak si shumë, u bë pak si tepër?

Gent Strazimiri: Jo, nuk është ashtu. Jo, nuk është ashtu. Janë... Së pari nuk janë 140 vota, janë 139 vota sepse njëri nga deputetët e mazhorancës ishte në burg.

Gent Straizmiri: Së dyti, ajo që, domethënë, ne kemi dhënë votën tonë për nevojën për të patur një reformë në drejtësi. Kemi bërë një betejë, e ka qenë, ka qenë live, me një tension jashtëzakonisht të madh psikologjik. Sot po e kuptoni dhe se me çfarë presioni diplomatik dhe politik të jashtëzakonshëm. Ne kemi qëndruar draftit kushtetues që erdhi në parlament,  duke... me aq sa patëm mundësi të bëjmë atëherë, duke mbajtur në dorë, duke u hequr nga dora qeverisë, Sorosit, të cilitdo tjetër që donte ta bënte, katër-pesë çelësa nga ato kushtetuese.

Ndërkohë që ligjet organike të funksionimit të organeve të reja të drejtësisë ishin në radhë. Kur votuam kushtetutën me ndryshimet që siç ju thashë që ndodhën në një tension të jashtëzakonshëm, në një seancë maratonë, mbas një dy vjetëshi maratonë debatesh dhe konfliktesh, fjala ishte që edhe ligjet funksionale që do të pasonin reformën në drejtësi, do të rishikoheshin sipas ndryshimeve kushtetuese.

Çështja është se, duke qenë se ata përdorën votën, i kishin votat për të bërë ligjet organike dhe ne nuk kemi marrë pjesë më pas në këtë, në këto votime. Ligjet organike me të cilat funksionon sot, funksionojnë sot organet e reja të drejtësisë të ndërtuara me reformën dhe ndryshimet kushtetuese janë antikushtetuese. Në momentin kur kjo padi do të duhej të bëhej në Gjykatë, ne s'kishim Gjykatë Kushtetuese. Ju e mbani mend këtë. Kështu që opozitën nuk mund ta akuzoni dot për bashkëpunim as me SPAK-un, as me mazhorancën përsa i përket kësaj situate në të cilën ndodhet drejtësia sot. Kemi bërë sa kemi mundur, në momentin që kemi mundur.

Kini parasysh që ka qenë një parlament që kishte brenda ëh 19 e dija unë atëherë, por dolën 22 deputetë të gjithë të mazhorancës, të gjithë kriminelë të dënuar. Kishim sigurisht mosbashkëpunimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, i cili ishte njeri i rëndësishëm i reformës në atë kohë, dhe sigurisht pas tij dhe të gjithë pjesën tjetër të trupit diplomatik. Praktikisht, opozita ka qëndruar e vetme përballë kësaj. Sot unë nuk jam dakord t'i vendoset qoftë dhe kaq përgjegjësi opozitës për atë çfarë po ndodh. Ne kemi denoncuar, jemi përpjekur të ndalojmë aq sa mund të ndalonim dhe unë besoj me sukses. Kaq ishte fuqia jonë, kaq u bë. Sot ama, duhet t'i shikojmë gjërat në sy. Ajo që është ndërtuar dhe që dhe mënyra se si po funksionon është pikërisht ajo që ne kemi paralajmëruar. Pikërisht ajo për të cilën ne nuk jepnim votën pro. Pikërisht ajo për të cilën ne insistuam dhe siç ju thashë, mbajtëm në dorë katër-pesë çelësa, nuk ua dhamë në dorë, se ndryshe do të ishin qenë kushtetuese të gjitha ato.

Kjo çudi që po ndodh sot do të kishte qenë edhe kushtetuese. Sot kjo çudi nuk është kushtetuese pikërisht për shkak se opozita qëndroi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?