Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
POLITIKE

Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

P
Piranjat15 July 2026, 18:44 · 2 min lexim
Reforma Zgjedhore/ Komisioni kërkon shtyrjen e afatit të punës

Komisioni i Posaçëm për Realizimin e Reformës Zgjedhore ka kërkuar shtyrjen e afatit të funksionimit deri më 30 nëntor 2026.


Kërkesa, e nënshkruar nga dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe Konferencës së Kryetarëve, e cila pritet ta shqyrtojë në mbledhjen e saj të radhës.

Në kërkesë argumentohet se zgjatja e afatit është e nevojshme për t’u dhënë forcave politike më shumë kohë për të arritur dakordësi mbi çështjet kryesore të reformës, përpara se të nisë puna teknike për hartimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas kërkesës, procesi i reformës ka rezultuar më kompleks nga sa ishte parashikuar fillimisht, për shkak të numrit të madh të rekomandimeve dhe opinioneve që duhet të shqyrtohen. Një tjetër element që ka ndikuar në zgjatjen e afateve është edhe marrja së fundmi e vlerësimit të Komisionit të Venecias, i cili pritet të shërbejë si referencë në hartimin e ndryshimeve ligjore.

Nëse miratohet nga Konferenca e Kryetarëve, Komisioni do të vijojë punën deri në fund të muajit nëntor, afat brenda të cilit pritet të finalizohen diskutimet politike dhe propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.