POLITIKE

Replika mes Bardhit dhe Ballës: Kjo maxhorancë, nën drejtimin e Edi Ramës, ka noterizuar kapjen e shtetit dhe plaçkitjen e Shqipërisë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 September 2026, 18:18
Replika mes Bardhit dhe Ballës: Kjo maxhorancë, nën drejtimin e

Sesioni i parë i Kuvendit ka nisur me replika mes kryetarëve të grupeve parlamentare. Kreu i Grupit të PD, Gazment Bardhi, u shpreh se mazhoranca do të vazhdojë të votojë ligjet e Edi Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë.

Bardhi: Një sesion i ri parlamentar normalisht duhet të fillojë me atë që do të bëjmë më mirë për shqiptarët në muajt që kemi përpara, por siç është katandisur ky parlament, nuk ka më ndonjë dilemë se kjo mazhorancë do të vazhdojë të votojë kokëulur ligjet e Edi Ramës për grabitjen dhe plaçkitjen e Shqipërisë. Do të vazhdojë të votojë programin e Edi Ramës për Shqipërinë si tokë e djegur nga sundimi i korrupsionit, i krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Për Shqipërinë si tokë e djegur, ku mundësitë për qytetarin e ndershëm digjen me votën e kartonit tuaj.

Ju e keni bërë këtë prej 13 vitesh. Kjo maxhorancë, nën drejtimin e Edi Ramës, ka noterizuar kapjen e shtetit dhe plaçkitjen e Shqipërisë. Vazhdoni ta bëni edhe në këto momente që flasim, duke refuzuar të përfshini në axhendën parlamentare zbatimin e Kushtetutës për balancën dhe kontrollin mes pushteteve, zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe refuzoni të zhbëni ligjet që i heqin Edi Ramës mundësinë për të zhvatur qindra mijëra metra katror pasuri publike për llogari të disa klientëve të tij, për llogari të krimit të organizuar dhe për llogari të disa biznesmenëve që pastrojnë paratë e drogës dhe të korrupsionit bashkë me krimin e organizuar dhe qeverinë.

Ju, me ligjin e investimeve strategjike, i keni dhënë Ramës mundësi të zhdukë për interesa thellësisht private dhe plotësisht të pista 2.1 milionë metra katrorë tokë shtetërore në zonat më të bukura të Shqipërisë. Vetëm dje në mbrëmje, me informacionet që ka prej vitesh si një nga njerëzit e afërt të Edi Ramës, me informacionet që ju ia dërgoni për të luftuar njëri-tjetrin, ish-zëvendëskryeministri juaj Arben Ahmetaj ka shpalosur para shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë hartën e kapjes së shtetit.

Edi Rama merr vendimet. Njerëzit e tij, herë me emrin Gys Agasi, herë me emrin Ron Jefet, bëjnë pazaret.

Kompanitë shtetërore përdoren për të kaluar pasuritë dhe paratë publike te privatët e përzgjedhur. Ndërsa drejtësia ndëshkon ndonjë vartës, por nuk prek atë që drejton skemën, Edi Ramën.

Në këtë hartë është edhe një mekanizëm pa të cilin asnjë nga këto pazare nuk do të merrte fuqinë e shtetit. Është vota juaj. Ju e votuat ligjin që krijoi KAYO-n. Ju i dhatë një kompanie të vetme shtetërore kontrollin mbi prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve dhe teknologjive ushtarake”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.

Balla: Në fillim të sesionit, tradita e ka bërë që secili prej grupeve parlamentare, në emër të grupeve paraqet objektivat e veta. Më vjen mirë që i paskeni ndjekur me vëmendje propozimet tona dhe atë të Kryeministrit Rama, me bindjen se do e votoni. Është fillim i mbarë me angazhimin e opozitës për të votuar projektligjet që propozon mazhoranca.

Tani më lini të them disa fjalë për objektivat tona. Ne hymë në këtë sesion përmes Besës dhe Pranisë Besnike. Përfitoj t’ju a shpjegoj më mirë edhe juve. Besa nuk është vetëm një fjalë, por është besim, empati, shërbim, angazhim. Katër parimet që duhet të udhëheqim çdo kontakt tonin me qytetarin. Qytetari kërkon të dëgjohet. Kërkon të dijë se kush i përgjigjet hallit të tij, ku ndodhet çështja e tij, pse është vonuar dhe kur do të marrë përgjigjen. Prania Besnike nuk është as mbledhje partie dhe as takim ku ne flasim dhe njerëzit na dëgjojnë. E kundërta, ne vetëm do dëgjojmë. Çdo të premte, ora 17:00, në çdo territor të Republikës së Shqipërisë, qytetarët do të kenë kryetarët e PS-së aty për t’i dëgjuar. Jo për të dëgjuar sa punë kemi bërë, jo për premtime, por për të folur me njerëzit dhe për t’u dëgjuar, partia nuk bën shtet dhe deputeti nuk ndërmjetëson favore. Deputeti është me Kushtetutë zoti koleg, me ligj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?