Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Revolta për largimin e Ramës, Preç Zogaj: Rikthimi i demokracisë, kauza përbashkuese historike e protestës rinore-popullore! Reagim ndaj një sistemi të kapur

P
Piranjat12 June 2026, 07:24 · 3 min lexim
Revolta për largimin e Ramës, Preç Zogaj: Rikthimi i

Analisti Preç Zogaj thotë se mungesa e një fytyre të vetme politike në këto protesta nuk është rastësi, por pasqyrim i natyrës së larmishme të pjesëmarrjes qytetarë me përkatësi të ndryshme politike, të bashkuar nga një kauzë e përbashkët.

“Ajo, sipas mendimit tim është kauza e rikthimit të demokracisë. Kauzë me vlerë historike kombëtare, me rrezatim të fortë në gjithë Europën. Tridhjetë e pesë vite më parë shqiptarët erdhën të fundit në takimin me historinë. Kësaj radhe duket se po vijnë të parët duke dhënë një shembull për të tjerët”, tha Zogaj.

Sipas Zogajt, personalizimi i pushtetit nga kryeministri Edi Rama, i ilustruar nga zhvillimet në Zvërnec, është një arsye që shkon përtej ndarjeve klasike të majtë-djathtë.

Analisti e lidhi këtë krizë të demokracisë me ndryshimet ligjore të vitit 2008, të cilat, sipas tij, i shndërruan partitë në “kazerma” politike, zhduken votën e lirë, përjashtuan popullin nga loja, u dhanë hapësirë kastës plurale solidare Berisha/Rama të kapnin demokracinë duke bërë teatrin e demokracisë.

Vendin e demokracisë si sistem i sundimit të popullit e zuri autokracia me stafetë, theksoi Zogaj.

“Në evolumin e vet ky projekt antidemoratik shkoj aq larg sa PD ndaloi edhe formalisht garën me disa kandidatë për të përjetësuar sundimin e Berishës. Ndërsa ndërsa Rama nuk votohet për kryetar partie me argumentin e panevojës si fitues, duke ia hequr mundësinë kritikëve të tij në PS të shprehen me votë. Askush nuk don të shohë në sy të vërtetën, të gjithë i fshihen votës”, u shpreh Zogaj.

Preç Zogaj nënvizoi se protesta nuk është vetëm një reagim ndaj një lideri, por ndaj një sistemi të kapur, ku demokracia ka mbetur një fjalë për të zbukuruar aparencat.

“Arsyet e tjera përbashkuese të protestës”, – vijoi ai – “janë personalizimi ekstrem i pushtetit nga Rama, polarizim i skajshëm shoqëror dhe pasuror që është ndër vite”.

Kjo sipas analistit, tejkalon përmasat e vendit dhe moshën e ekonomisë së tregut në vendin tonë. “është korrupsioni që ka marrë goditje, por reziston, është përceptimi realisht se duke mbrojtur Belinda Ballukun, Rama po bën çmos të pengojnë hetimet e SPAK”, tha Zogaj.

Për analistin, shmangia e një lideri të vetëm politik në krye të protestave është e mençur dhe logjike. “Fuqia e protestës është kompaktësia si të ndryshëm pa e bërë parti politike”, përfundoi Zogaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.