Revolucioni Flamingo/ Rama e pranon: Askujt nuk ia merrte mendja se një shpend do ta kthente Shqipërinë në një adresë debatesh

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, në nisje të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara, përpara pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Në fjalën e tij, Rama u ndal te protesta për flamingon në Zvërnec, të cilën e cilësoi një shenjë të ndryshimit të qasjes së shoqërisë shqiptare.
“Para pak ditësh po lexoja që jo shumë larg nga këtu ku jemi sot, 2 apo 3 vjet më parë, disa gjuetarë patash vunë re për herë të parë një flamingo. Komisioni shtetëror i regjistrimit të shpendëve në amerikë e certifikoi zyrtarisht praninë e shpendit dhe equajtu një prani jashtëzakonisht të rrallë.
Këtë verë, flamingo u bë figura më popullore e Shqipërisë, doli nga laguna erdhi në Tiranë, pushtoi bulevardin dhe mori vëmendje në të katër anët e globit. Askujt nuk do ti kishte shkuar mendja se si një shpend aq i hijshëm i brishtë dhe i urtë do ta kthente shqipërinë në një adresë botërore të një debati shumë planësh për natyrën, zhvillimin, turizmin, trampizmin. Përtej këtij të fundit që e globalizoi flamengon e Zvërnecit pati diçka domethënëse në manifestimin qytetar ytë protestës së qershorit që jo vetëm tërhoqi vëmendje por edhe mbështetjen e shumë kujt. Deri dje natyra dhe gjallesat e saj masakroheshin në Shqipëri si askush në botë dhe askush nuk pipëtinte.
Shqipëria lëndohej në shumë mënyra dhe askush nuk e shihte. Jeta në Shqipëri zhvillohej me idenë se ka dhe më keq. Sot kur shumë gjëra kanë ndryshuar, shqiptarët po jetojnë me idenë se ka dhe më mirë. Këtë qasje të re të shoqërisë e vulosi ai manifestim,” tha Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
Ambasadorja e BE-së takon kreun e KLGJ-së: Pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit, në themel të reformës në drejtësi

PE i vendos afat qeverisë Rama për ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura

"Shqipëria kampione për mungesën e demokracisë", Këlliçi: Ballkani i Hapur favorizoi autokratët

'Bandat nuk lejojnë rotacionin'/ Blushi: 11 maji një farsë elektorale, partia në pushtet është shkrirë me shtetin

Tabaku në KPSA: Media nuk mund të ndëshkohet vetëm sepse investigon, kritikon qeverinë apo u jep zë qytetarëve

Padia e deputetit të PS ndaj Berishës, gjykata pushon çështjen: Taulant Balla do paguajë edhe...

Narko- eurot në investime strategjike/ Zhupa: Të thuash s'ka ligje me porosi është s'i të thotë s'quhem Taulant

Këlliçi: Kemi qeveri kriminale! Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës. Mekanizmi KAYO, edhe në shëndetësi e energjetikë





