Rezerva valutore i afrohet 8 mld eurove, Tabaku: Rritje në statistika, dobësi në ekonominë reale

Rezerva valutore e Shqipërisë po i afrohet nivelit rekord prej 8 miliardë eurosh, por për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kjo nuk është domosdoshmërisht shenjë e një ekonomie të fortë.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku argumenton se forcimi i vazhdueshëm i lekut përballë euros nuk reflekton gjendjen e ekonomisë reale, por sipas saj lidhet me flukset informale të parasë dhe pastrimin e parave.
“Rezerva valutore e Bankës së Shqipërisë po i afrohet 8 miliardë eurove. Kjo është një garanci financiare për vendin, por edhe dëshmi se ekonomia shqiptare nuk është e shëndetshme”, shprehet deputetja demokrate.
Tabaku ndalet te të dhënat e rritjes ekonomike, duke theksuar se ekonomia u zgjerua me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026. Megjithatë, sipas saj, sektorët që lidhen drejtpërdrejt me prodhimin vijojnë të kenë performancë të dobët.
Industria dhe energjia kanë shënuar rënie me 2.2%, ndërsa bujqësia është tkurrur me 0.5%. Në këtë situatë, Tabaku thotë se rritja po mbështetet kryesisht te administrata publike, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.
Sipas saj, një ndër pasojat e zhvlerësimit të euros është goditja ndaj eksportuesve dhe industrisë prodhuese. Bizneset që sigurojnë të ardhura në euro marrin më pak lekë për të njëjtën vlerë të eksporteve, ndërsa një pjesë e kostove të tyre vijojnë të paguhen në monedhën vendase.
Tabaku e lidh këtë situatë edhe me fermerët, të cilët, sipas saj, përballen me konkurrencë të fortë nga produktet e importuara. Ajo paralajmëron se dobësimi i bujqësisë po shoqërohet edhe me boshatisjen e zonave rurale.
Deputetja e PD-së ngre gjithashtu shqetësimin për familjet shqiptare, duke argumentuar se euroja e dobët nuk është përkthyer në ulje të mjaftueshme të çmimeve të konsumit.
“Gati 40% e buxhetit të konsumit të një familjeje shqiptare shkon vetëm për ushqime”, shkruan ajo, duke sjellë si shembull edhe çmimin e naftës, i cili sipas saj arriti në 191 lekë për litër në qershor.
Lexo edhe
POLITIKE
“Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama ka humbur çdo legjitimitet”/ Berisha: Takimet në Pogradec? Aheng dhe mashtrime, nuk ia mban të dal...

“Shteti bektashi pa hapa konkretë”, NRC: Rama zhvendos fokusin nga problemet e brendshme

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët kundër shkrirjes së bashkisë Klos: Largohen shërbimet

Sot do të mbahet protesta e 87-të, qytetarët të vendosur: Në shesh derisa Rama të japë dorëheqjen!

FOTO/ Qytetarët ironizojnë me pankarta takimin e qeverisë në Pogradec





