EMRI/ E zë poshtë mjeti që po drejtonte, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari shqiptar në Itali
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Në fjalën e saj në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, deputetja e PD, Albana Vokshi ka ngritur me tone të forta &cce...

Mijëra kilometra nga Tirana, përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jeton dhe prodhon art prej më shumë se 60 vitesh, aktori me famë botërore Robert De Niro.
Të rrallë janë ata individë që nuk janë përballur të paktën një herë të vetme në jetë me artin e tij madhështor. Mirëpo duhet të jemi koshient, se kur vjen puna tek angazhimi social, jo të gjithë janë të vetëdijshëm për gjurmët që ai ka lënë.
De Niro ka qënë dhe është një ndër figurat publike më të zëshme kundër Presidentit të Amerikës, njeriut më të fuqishëm të globit, Donald Trump dhe mënyrës se si ai ka drejtuar politikën amerikane. Sipas aktorit, Amerika është ndërtuar mbi vlera si liria, respekti dhe bashkëjetesa, ndërsa retorika agresive politike e cila ushqen gjuhën e urrejtjes dhe përçarjen, rrezikon t’i dobësojë këto parime.
De Niro ka theksuar se artistët dhe figurat publike nuk duhet të heshtin përballë zhvillimeve që i konsiderojnë të rrezikshme për demokracinë.
Paralelisht, po në vitet 60’ në këtë Shqipërinë tonë të vogël është lindur, rritur e ka prodhuar art një tjetër Robert, por në versionin e realizmit socialist. Bëhet fjalë për aktorin e madh, “Artistin e Popullit”, Robert Ndrenika.
Me artin e tij janë formuar gjyshërit tanë, baballarët edhe ne gjithashtu. Me ardhjen e Demokracisë, një nga prodhimet më të suksesshme kinematografike, seriali “Njerëz dhe Fate”, e portretizoi Ndrenikën si figurën më karakteristike tënjë babai shqiptar, të vuajtur, me halle e pa mbështetje, në labirintin e errët të rrugës së vështirë të një prindipër kujdesin ndaj familjes, në një nga periudhat më tëvështira të Shqipërisë.
Mirëpo që prej asaj kohe, shumë ujëra kanë rrjedhur dhe figura e tij artistike nisi të sfumohej, jo për shkaktë moshës, as për shkak të tërheqjes nga arti, por për shkak të një industrie filmi, të prirur gjithnjë e më shumë drejt komercializmit dhe antivlerave.
Lënia mënjanë e një brezi të artë të artistëve të kinematografisë, u shoqërua edhe me situata të vështira ekonomike në jetët e tyre. Ndërkohë përfshirja e tyre në jetën politike nuk mungoi. Kulmi i kësaj përfshirje të artistëve arriti me lëvizjen gjithëpërfshirëse që u krijua në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Emrat më të ndritur të artit dhe kulturës, u përfshinë në protestën disa-mujore për të kundërshtuar shembjen e këtij tempulli të kulturës. Mes tyre edhe Robert Ndrenika. Por në këtë kauzë të madhe gjithëpërfshirëse kartat u përzjenë dhe shumë nga protestuesit, madje edhe organizatorë u shitën tek Pushteti, përfshirë edhe aktorin 84-vjeçar, i cili pasi bëri prapakthehu për çështjen e Teatrit, duke kaluar nga protesta në rrugë te zyra e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, tani ngjitet një shkallë më lart, jo në piedestalin e artit, kulturës dhe vlerave, por në atë të servilizmit.
Nëse gjatë regjimit komunist frika për jetën personale dhe familjare justifikonte sjelljen kolektive, po në demokraci, çfarë e justifikon puthjen e ballit të një kryetari Bashkie, i cili është në burg i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshjehje pasurie?
“Ç’të mbeti këtu, vi e bëj unë”, dëgjohet Ndrenika t’i thotë Veliajt, para se ky i fundit t’i afrojë ballin dhe artisti i madh ta puthë me mall.
Nuk do të reagonim aspak në këto rreshta nëse në atë sallë do të ishin vetëm lëpirësit e përhershëm të pushtetit, aktorët e dështuar të humorit dhe marioneta të dy-tre punësuara nga Tropoja në Sarandë. Fundja, përdorimi i artit nga politika në këtë vend është kthyer prej vitesh në modë, ndaj nuk kanë pse të bëjnë përjashtim ky grusht çapaçulësh që iu lëpinë keqaz një të akuzuari për vjedhje.
Ndërkohë, Robert Ndrenika, i cili nuk bzani asnjëherë për propagandën komuniste që u detyrua të gëlltiste për 30 vite me radhë në punën e tij si aktor, duke na ushqyer me rolet e tij figurën e shqiptarit luftëtar për vatanin, sot përulet me plot turp para një politikani që ka vënë pasuri në kurriz të shqiptarëve, duke u përdorur edhe në etapën e fundit të jetës, si sfond emocional në një proces gjyqësor./Piranjat News
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu, ku është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qi...
Një raport i ri mbi koston e korrupsionit në Shqipëri për vitin 2025 ngre alarmin për dëmet e mëdha ekonomike dhe institucion...
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Ora 16” në SYRI TV me moderatorin Edvi...
Përplasja administrative mes Erion Veliajt dhe prokurorit që po e heton atë, Ols Dado, nisi me nota teatrale të premten, kur salla nr.2 e Gj...
Partia Demokratike ka denoncuar një incident të ndodhur këtë të premte në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në nj...
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në Syri TV, bëri thirrje që qytetarët të marrin pjesë në protest&eum...
Policia e Shtetit ka blinduar godinën e Kryeministrisë dhe atë të Parlamentit, në kuadrin e masave që zakonisht merren para protes...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka akuzuar drejtuesin e Policisë së Shtetit se është vënë në krye të at...
Zëdhënësja e Partia Demokratike e Shqipërisë, Floriana Garo, në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Policis...
Berisha deklaroi se raporti i Parlamentit Europian për Shqipërinë përbën një konfirmim të denoncimeve të bër...