Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel
POLITIKE

“Rojet private u sollën si kafshë, morën qytetarin zvarrë”/ Rama për Zvërnecin: Unë do të bëja edhe më keq…

P
Piranjat 1 June 2026, 10:13 · 2 min lexim
“Rojet private u sollën si kafshë, morën qytetarin

Kryeministri Edi Rama po mban konferencën e paralajmëruar në lidhje me projektin e Zvërnecit që ka ndezur protestat ditët e fundit.

“Sikundër jeni në dijeni, dua të flas sot edhe për publikun lidhur me situatën e krijuar për investimin e zonës së Zvërnecit. Dua ta nis me një mesazh të drejtëpërdrejtë për të gjithë ata që janë revoltuar dhe janë rreshtuar edhe kundër meje personalisht pasi panë aktin e neveritshëm të tërheqjes zvarrë të një prej protestuesve. Ju kam, dëgjuar, ju kam lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë, madje ju siguroj që në vendin tuaj edhe unë njësoj do të revoltohesha dhe do të rreshtohesha kundër qeverisë dhe kryeministrit sidomos. Sepse do të më dukej e tmerrshme që disa rojë sigurie private në sytë e policisë pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë e të terhiqnin zvarrë një protestues në plazhin e rrethuar, e policia të thoshte u fut vetë në pronën private e të relativizonte dhunën, kur duhet të arrestohej direkt kushdo që bëri aktin e dhunës.
Do bëja më keq se ju po të më thonin se ajo është pronë e shtetit. Është përhapur kudo legjenda se shteti po i fal tokë Izraelit për të sjellë palestinezët në Zvërnec, apo se aty janë disa rusë që do të ndërtojnë pallate”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.