Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja
POLITIKE

“Rotacioni politik, nevojë kombëtare”/ Agron Gjekmarkaj në Kuvendin e PD: Ne nuk jemi vetëm kundërshtarë të qeverisë, por alternativa e gatshme për të qeverisur

P
Piranjat30 May 2026, 16:36 · 7 min lexim
“Rotacioni politik, nevojë kombëtare”/ Agron Gjekmarkaj

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj e cilësoi Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike si momentin vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, demokratëve dhe qytetarëve.

Deputeti demokrat theksoi se PD ka hyrë në fazën e ndërtimit të një projekti kombëtar për demokracinë dhe integrimin europian të vendit. Në fjalën e tij, Gjekmarkaj hodhi akuza ndaj qeverisë së Edi Ramës për kleptokraci, kapje të shtetit dhe lidhje me krimin, duke theksuar se Shqipëria po përjeton një krizë të thellë besimi dhe lodhjeje shoqërore.

Sipas tij, Partia Demokratike ka misionin historik të ndajë demokracinë nga autokracia dhe të rikthejë shpresën tek qytetarët.

“Me peshën e Kryqit mbi shpinë, kaluam shkretëtirën 13-vjeçare nën një qeverisjeje kleptokratike, që ka shkrirë në një shtetin dhe partinë, e cila ka rindërtuar sigurimin e shtetit në formën e patronazhistëve, nën një parti me instinkt kriminal që në gjenezë, nën një Kryeministër, tashmë nyje gordiane për një shoqëri të tërë! Partia Demokratike do ta presë atë nyje, ashtu si 35 vjet më parë rrëzoi atë shtatore dhe atë mur!”, theksoi Gjekmarkaj.

Ai u bëri thirrje intelektualëve të dalin dhe të kontribuojnë në debatin publik si “rojtarë kritikë” të demokracisë. Ai tha se rrotacioni politik nuk është thjesht objektiv elektoral, por një domosdoshmëri për funksionimin e demokracisë dhe zhvillimin e vendit.

“Rrotacioni politik nuk është as dhuratë, as objektiv elektoral, por nevojë ekzistenciale kombëtare, jetë e frymëmarrje, ligjësi e zhvillimit dhe vlerë demokratike; ai i jep fund tiranisë së shumicës, ndërtuar mbi vota të grabitura, mbi farsë elektorale!”, shtoi ai.

Sipas tij, PD nuk është vetëm kundërshtare e qeverisë, por edhe alternativa e gatshme për të qeverisur

“Ne nuk jemi vetëm kundërshtarë të qeverisë, ne jemi alternativa e gatshme për të qeverisur. Ashtu siç kemi bërë për 13 vjet, me kompetencë, përmbajtje, standarde, shtet ligjor, NATO, Shqipëri pa viza, infrastrukturë moderne, luftë dhëmbë për dhëmbë me mafien dhe krimin e organizuar.”, shtoi ai.

Ky Kuvend është mundësia e vetme për të ardhmen e Shqipërisë, për demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Vizioni ynë dëshmon se ne, demokratët, kemi hyrë në fazën e ndërtimit të një projekti kombëtar, jetik për Shqipërinë, demokracinë dhe integrimin europian! Me peshën e Kryqit mbi shpinë, kaluam shkretëtirën 13-vjeçare nën një qeverisjeje kleptokratike, që ka shkrirë në një shtetin dhe partinë, e cila ka rindërtuar sigurimin e shtetit në formën e patronazhistëve, nën një parti me instinkt kriminal që në gjenezë, nën një Kryeministër, tashmë nyje gordiane për një shoqëri të tërë!

Partia Demokratike do ta presë atë nyje, ashtu si 35 vjet më parë rrëzoi atë shtatore dhe atë mur! Shqipëria, në zemër të identitetit europian, nuk mund të mbetet më robinjë e një kaste që vjedh ditën e natën-që as ka besë as ngjall shpresë-e cila rrënjët i ka në korrupsion, trupin në banalitet, kokën në krim të organizuar. Po zemrën? Zemër nuk ka. Shqipëria po përjeton një krizë më të thellë: krizën e besimit. Prej vitesh Kryeministri, qeveria, pseudomazhoranca nuk njohin as kufij moral, as ndjesi njerëzore, as virtyte kombëtare!

Kudo është mbjellë një lodhje shoqërore që buron nga iluzioni i stimuluar se ndryshimi politik është bërë i pamundur, i padobishëm, i panevojshëm! Kjo është autoçensura e re! Këtu, në këtë Kuvend, nis përgjegjësia jonë historike, madhështia e qytetarëve të lirë! Partia Demokratike është e vetmja alternativë reale, misionare dje, misionare sot, misionare nesër! Ne jemi Partia që ndan epokat: 36 vjet më parë ndamë diktaturën nga demokracia, sot ndajmë demokracinë nga autokracia, këtë neo diktaturë të rilindur.

Ne jemi Partia që ndan të shkuarën nga e ardhmja, Imoralitetin dhe injorancën nga morali dhe kultura, Errësirën nga drita, Ndershmërinë nga batakçillëku, Punën nga korrupsioni. Ne nuk jemi vetëm kundërshtarë të qeverisë, ne jemi alternativa e gatshme për të qeverisur. Ashtu siç kemi bërë për 13 vjet, me kompetencë, përmbajtje, standarde, shtet ligjor, NATO, Shqipëri pa viza, infrastrukturë moderne, luftë dhëmbë për dhëmbë me mafien dhe krimin e organizuar.

Një thirrje e kam për intelektualët e këtij vendi: të dalin nga heshtja dhe t’u druhen mureve të konformizmit! Roli i intelektualit në demokraci është themelor: ai nuk duhet të imponojë të vërteta absolute, por të veprojë si një ‘rojtar kritik’, duke nxitur mendimin e lirë, përfshirjen dhe dialogun, me qëllim që të luftojë apatinë qytetare dhe dezinformimin që e relativizon atë vetë!

Në këtë Kuvend do të vendosim që në vitet që vijnë të bëjmë gjithçka, më shumë, më mirë, për t’u dhënë shqiptarëve Shqipërinë europiane! Do ta bëjmë sepse ne jemi modernë dhe konkurrues: në vizion, organizim, program dhe, mbi të gjitha, në kulturën tonë demokratike, profesionalizmin, integritetin, ekipin qeverisës. Rrotacioni politik nuk është as dhuratë, as objektiv elektoral, por nevojë ekzistenciale kombëtare, jetë e frymëmarrje, ligjësi e zhvillimit dhe vlerë demokratike; ai i jep fund tiranisë së shumicës, ndërtuar mbi vota të grabitura, mbi farsë elektorale!

Historia moderne na ka çertifikuar në dhjetor 1990, mars 1992, në 2005 e 2009 dhe do të na riçertifikojë në zgjedhjet lokale të vitit 2027 e në ato të procesit të ardhshëm politik! Fitorja e nesërme nis që sot, në këtë Kuvend. Rroftë Shqipëria! Rroftë Partia Demokratike!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.