“Rrezikon deri 35 vite burg”/ Adriana Kalaja për dosjen “Balluku”: Prokurori Prençi duhej të dorëzonte dosjen brenda prillit

Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk pranoi rekursin e bërë nga ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe la në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra”.
Kalaja deklaroi se e përshëndet vendimin e gjykatës, por sipas saj masat ndaj Ballukut duhej të ishin më të ashpra. Ajo ngriti dyshime mbi ecurinë e hetimeve, duke thënë se prokurori Dritan Prençi duhej që brenda muajit prill të dorëzonte dosjen ose të kërkonte zgjatje të afatit. Sipas Kalasë, çështja mund të sjellë rikualifikim të veprave penale dhe një dënim të mundshëm deri në 35 vite burg.
“Përshëndes vendimin e Gjykatës së Lartë, masat do të doja të ishin më rënduese sepse janë arrestuar drejtues të opozitës pa iu komunikuar akuza.
Prokurori Dritan Prençi duhej që brenda prillit të dorëzonte dosjen ose të bënte zgjatje të afatit ne s’kemi informacion që është bërë.
Mua më ngre dyshime që po amnistohet sepse që nga marsi s’ka veprim për heqjen e imunitetit. Do të ketë rikaulifikim të veprave penale dhe rrezikon deri në 35 vite burg. Ligji thotë se brenda 6 muajsh duhet mbyllur dosja çfarëdo vendimi të marrësh.”, thuhet në reagim.
Lexo edhe
POLITIKE
Gazetari: SPAK po mbron kokat e qeverisë, dosjet e mëdha po copëtohen me dënime qesharake

Vrasja e të miturit te shkolla “Fan Noli”/ Rama shfajëson Tik Tok-un pas mbylljes njëvjeçare: Fajin e ka algoritmi, rrugaçi i lagjes në x...

“Dënoj heshtjen e turpshme prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj ministres monstër të Beogradit”/ Berisha: Ministri i Jashtëm turpi i të...

Zbardhet mocioni i Spiropalit për Ramën, i kërkon zgjedhje në parti dhe të mos veprojë me kultin e besnikëve

4.3 mln euro për koncertin e Kanye West/ PD i kërkon KLSH të auditojë Qeverinë, Bozdo: Rama donte të shuante “zjarrin” e protestës dhe…...

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë, “thumbon” Ramën: Qytetarëve duhet t’u përgjigjemi me përulësi, jo me ar...

“Frymëzuese”/ 47 ditë revoltë, SkyNews: Dua Lipa mbështet shqiptarët që protestojnë në Tiranë

PD mblodhi dje Këshillin Kombëtar, zgjidhen drejtuesit e strukturave të partisë





