
Ndërkohë që diskursi zyrtar flet për sukses dhe rritje ekonomike, të dhënat nga sektorët kyç të prodhimit tregojnë një realitet krejt tjetër.
Sipas analizs së ekspertit të ekonomisë, njëkohësisht edhe nënkryetarit i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti i ftuar në Edicionin e Mesditës në SYRI TV, dy shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare, industria dhe bujqësia, ndodhen në recesion të thellë, duke varfëruar pjesën dërrmuese të popullsisë dhe duke pasuruar vetëm një grup të vogël të lidhur me pushtetin.
Bazuar në të dhënat e vetë INSTAT, Teliti shprehet se situata paraqitet alarmante. Në tremujorin e tretë të vitit, sektori i industrisë ka pësuar një rënie prej 4.75%, ndërsa sektori i bujqësisë është tkurrur me 1.73% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo tendencë negative sipas Telitit nuk është një fenomen i ri, por një trend që ka vazhduar prej të paktën tre vitesh, duke goditur sektorët që mbajnë peshën kryesore të punësimit dhe eksporteve në vend. Eksperti i ekonomisë argumenton se është absurde të flitet për sukses ekonomik kur prodhimi kombëtar po bie.
Rritja e pretenduar, sipas ekspertit, është e përqendruar te një grusht njerëzish që përfitojnë tendera, kontrata dhe koncesione pa garë, duke krijuar një ekonomi klienteliste që dëmton konkurrencën e lirë dhe të ndershme.
Teliti shprehet se ky model ekonomik ka lënë pas dore shqiptarin e thjeshtë, qytetarin e zakonshëm dhe biznesin e ndershëm, i cili vuan pasojat e kësaj situate. Veçanërisht i goditur është fermeri shqiptar, i cili mbetet më pak i subvencionuari në rajon. I pambrojtur përballë fuqizimit të euros dhe pa mbështetjen e nevojshme nga qeveria, ai detyrohet shpesh të hedhë prodhimet e tij, pasi tregu vendas mbytet nga produktet e importit, të cilat vijnë të subvencionuara dhe me çmime më të lira.
Duke parë përpara, perspektiva nuk duket optimiste sipas Telitit. Pa një ndryshim rrënjësor të filozofisë dhe politikave ekonomike, pritet që situata të mbetet e njëjtë. Vazhdimi i ndjekjes së të njëjtës rrugë, me të njëjtat instrumente, nuk mund të sjellë rezultate të ndryshme.
Për Telititn, rënia e vazhdueshme e prodhimit tregon se ekonomia nuk po zhvillohet në mënyrë të shëndetshme dhe të qëndrueshme, pavarësisht shifrave statistikore që mund të paraqiten nga institucionet zyrtare.
Reagimi:
Përsa i përket rritjes ekonomike dhe mirëqënies së shqiptarëve, dje vetë kryeministri tha disa gjysmë të vërteta. Po, është rritur ekonomia në përgjithësi. Është rritur sepse ka disa aktorë të tregut, ata që kanë numrin e telefonit të Ballukut, të Berberit, të Agasit, të cilët kanë marrë tendera, kontrata, koncesione pa fund dhe falë atyre pak njerëzve, një grusht njerëzish që janë pasuruar.
Ama pjesa dërrmuese e popullatës shqiptare, ashtu siç konstatohet edhe nga vetë raporti i INSTAT-it, është varfëruar. Pse? Sepse një ekonomi e cila nuk prodhon, nuk është, nuk është një ekonomi e cila zhvillohet. Dhe cilët janë dy sektorët e ekonomisë shqiptare që janë me karakter prodhues? Është sektori i industrisë dhe sektori i bujqësisë.
Çfarë thotë INSTAT-i për këto dy sektorë? Edhe në tremujorin e tretë, ashtu siç ka qenë gjatë tre viteve të fundit, sektori i industrisë vazhdon të jetë në recesion, minus 4.75%. Pohuajse 5% ulje, krahasuar me vitin e kaluar. Edhe sektori i bujqësisë, po të njëjtën gjë, minus 1.73% ulje krahasuar me vitin e kaluar. Pra të vetmit dy sektorë prodhues që ka kjo ekonomia jonë, janë të dy sektorët të cilët janë në recesion.
Po këto janë sektorët që zënë dhe pjesën dërrmuese të punësimit të shqiptarëve. Këto janë sektorët që prodhojnë produkte shqiptare. Këto janë sektorët që nxjerrin dhe produktet për eksportet të cilat janë të domosdoshme dhe të nevojshme për t'u fuqizuar, ndonëse i kemi eksporte, është disa herë shumë më pak, shumë më të ulëta sesa produktet e importit. Pra të flasësh për sukses ekonomik, kur prodhimi bie, është diçka absurde.
Bie bujqësia, ndërkohë flasim për rritje ekonomike. Kush ka fituar? Kush është rritur ekonomikisht? Një grusht njerëzish, po. Një grusht njerëzish që kanë përfituar kontrata koncesionare. Një grusht njerëzish që kanë marrë kontrata pa garë. Një grusht njerëzish që kanë ndërtuar, siç ke rastin e tunelit e kështu me radhë, kontrata apo të Unazës së Tiranës, kontrata të porositura. Një grusht njerëzish që kanë marrë favorizime, leje, liçenca, po, ata janë pasuruar gjatë vitit 2025.
Ata janë më të mirëqenë krahasuar me vitin e kaluar. Shumë më të pasur sesa krahasuar me vitin e kaluar.
Por kur vjen puna te shqiptari i thjeshtë, te qytetari i zakonshëm, te ai biznes i vogël, i mesëm apo i madh, i ndershëm, i cili ka vuajtur mungesën e konkurencës së lirë dhe të ndershme pikërisht nga këta aktorë të tregut, që kanë kryer marrëdhënie klienteliste me përfaqësuesit e qeverisë, siç janë vërtetuar tashmë, siç është rasti i Ballukut, rasti i Veliajt, dhe shumë raste të tjera. Këta aktorë të ndershëm, këta janë varfëruar. E përsëris, një ekonomi e cila e ka prodhimin në recesion, nuk ka sens ekonomik që të konsiderohet një ekonomi që ecën përpara, që zhvillohet. Nga ana statistikore, INSTAT-i mund t'i kozmetizojë shifrat. Dhe thotë, po, Shqipëria është një mrekulli, zhvillim ekonomik.
Por realiteti që neve jetojmë dita-ditës është i qartë dhe fatkeqësisht është i hidhur. Dy sektorët prodhues, si industria, si bujqësia, janë në recesion. Dhe jo vetëm në tremujorin e tretë, siç e ka konstatuar INSTAT-i në raportin e fundit, por po sipas vetë INSTAT-it, për tre vitet e fundit, 2023, 2024 dhe 2025, këto dy sektorë, prodhues të ekonomisë shqiptare, janë fatkeqësisht gjithnjë e në negativitet, gjithnjë e në ulje përsa i përket vlerës së shtuar të ekonomisë së GDP-së shqiptare.
Në ekonomi është njësoj si ajo teoria e jetës. Pra kur ti ndjek të njëjtën rrugë, me të njëjtat mjete, përdor të njëjtat instrumente, ke të njëjtën filozofi, rezultati do të jetë praktikisht po i njëjtë. Nëse ti përsërit të njëjtën rrugë, pra nuk ndryshon gjërat, të bërit e gjërave, nuk ndryshon filozofinë, nuk ndryshon instrumentat që do të përdorësh, pse do të presësh rezultat ndryshe? A parashikohet për vitin e ardhshëm 2026 të kemi ndryshim filozofie nga ana e qeverisë përsa i përket approchimit pra, përsa i përket marrëdhënies me këta dy sektorë? Fare, zero. Asgjë. Përkundrazi, do vazhdojnë të jenë po sektorë të goditur, pasi euro ka bërë punën e vet dërrmuese. Ky fuqizim i madh i euros dhe fakti që qeveria nuk ndërhyri për të mbështetur sektorin prodhues, e ka shkatërruar prodhimin vendas, të industrisë prodhuese.
Fakti nga ana tjetër që fermeri shqiptar vazhdon të jetë ende i fundit në rajon përsa i përket subvencioneve, e ka dërrmuar produktin vendas. Nuk shikojmë neve filmime në Maqedoni, në Kosovë, në Serbi apo në Mal të Zi, të fermerëve të tyre që të hedhin produktet në kanal. Nuk kemi parë atje të derdhet një litër qumësht në kanal apo në xhadet, në autostradat dhe rrugët. Ndërkohë që këto janë, janë pamje normale të fermerit shqiptar, të blegtorit shqiptar, i cili çdo disa javë del dhe proteston për faktin se nuk ka se ku t'i shesë produktet e veta, se produktet shqiptare janë të pasubvencionuara. Ndërkohë që mbytet tregu shqiptar nga produktet e importit, të cilat vijnë të subvencionuara, që ndonëse vijnë me kosto transporti, përballen në tregun shqiptar me çmim më të ulët sesa produkti vendas. Sepse atje subvencionohet të paktën gjysma e vlerës së kostos që ata kanë. Ndërkohë në Shqipëri, ose s'marrin asgjë, shumica dërrmuese e fermerëve, ose ata pak përfitues marrin, marrin shilinga darka.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
31 December12:48
Mesazhi i Begaj për Vitin e Ri: Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin e urimit me rastin e Vitit të Ri 2026, duke theksuar se interesi kombëtar...
POLITIKE
31 December12:23
Dylgjeri: Pas deklaratës së Ramës më lindi dëshira humane, ta marr Mirlindën në shtëpinë time pa qera!
Publicisti Ylli Dylgjeri ka reaguar me një koment të shkurtër sarkastik në rrjetet sociale, duke ironizuar një deklaratë të...
POLITIKE
30 December23:12
‘Skandali i AKSHI-t ngjarja më e rëndë e 2025’/ Dervishi: Në 2026 pritet të ketë përballje spektakolare qeveri-SPAK
Analisti Lutfi Dervishi e cilëson ngjarjen e skandalit të AKSHI-t si më të rëndën e vitit 2025, duke nënvizuar pasojat e th...
POLITIKE
30 December20:56
Kryeministri ka hallin e vet/Ngjela shuplakë Ramës- avokati sqaron çfarë është pabarazia në tendera
Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama nga konferenca e fundvitit me gazetarët. Ngjela tha se Rama do ta k...
POLITIKE
30 December17:20
Berisha bën bilancin e 2025: Këtë vit shpërthyen në të 4-tër anët ujërat e zeza
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka akuzuar qeverinë duke thënë se ka vjedhur ...
POLITIKE
30 December15:11
Mbrojtja e të akuzuarve kthehet në kryefjalën e konferencës së Ramës
Kryeministri Rama mbajti sot konferencën me gazetarët, ku ndër të tjera ajo që mori më shumë vëmendje është ...
POLITIKE
30 December14:41
'Armik i egër'/ Berisha: E lashë duhanin në 1977 dhe nuk u ktheva më kurrë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte i ftuar në emisionin “Elevate” me Floriana Garo, ku përveç zhvillimeve p...
POLITIKE
30 December14:25
"Akoma s'e kam marrë vesh se çfarë ka bërë Veliaj"/ Rama: Kushtetuesja tha se Tirana e ka kryetarin! Po ku e ka?
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te arrestimi i Erion Veliajt, teksa tha se kryebashkiaku i Tiranës mbahet në paraburgim pa gjyq. Ai theksoi se ten...
POLITIKE
30 December14:12
Tabaku: Shqipëria po zbrazet! Ka vetëm betonizim, por jo vende reale pune dhe nuk prodhon mirëqenie
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur alarmin për atë që e cilëson si paradoksin më të rrezikshëm...
POLITIKE
30 December14:11
Rama sulmon analistët: Kapakë tenxheresh me paga marramendëse të padeklaruara! Degjenerojnë njerëz që kanë të drejtën të prezumohen të pafajshëm
Kryeministri Edi Rama teksa komentoi dosjet e SPAK për Balinda Ballukun apo zyrtarët e AKSHI-t, nuk la pa sulmuar edhe analistët.
Ai i quajti ...