Rrjeti e “masakroi” sikur po i thurte lavde Enver Hoxhës, gruaja po tregonte indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës

Një video e shkëputur nga një aktivitet në Bibliotekën e Lushnjës ka shkaktuar reagime të forta në rrjet, pasi Florika Ngucaj u interpretua nga shumë komentues sikur po i thurte lavde diktatorit Enver Hoxha. Video u publikua fillimisht nga deputeti i PD Saimir Korreshi dhe më pas u pasqyrua gjerësisht në media.
Në fakt, Florika Ngucaj i përket një familjeje me histori persekutimi gjatë regjimit komunist dhe po rrëfente pikërisht mënyrën sesi fëmijët në atë periudhë detyroheshin të mësonin këngë për Enver Hoxhën.
Pra, ajo që në rrjet u paraqit si nostalgji apo lavdërim për diktatorin, ishte pjesë e një rrëfimi mbi indoktrinimin e fëmijëve gjatë diktaturës.
Aktiviteti ishte organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve për promovimin e librit të babait të saj, Neki Ngucajt.
Neki Ngucaj është poet dhe shkrimtar vlonjat, me një histori personale të lidhur drejtpërdrejt me persekutimin gjatë regjimit komunist. Ai kaloi rininë në internim në Lushnjë, ndërsa më pas punoi edhe në ndërtimin e veprave industriale.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama u takua me Agasin para arrestimit të tij”/ Bardhi denoncon: Kryeministri ka një CV të pasur me skandale, por heshti për…

Boçi: Largimi i David Nikollit zbulon realitetin e sportit shqiptar, Federata dhe ministria të mbajnë përgjegjësi

Blushi thërret në interpelancë Ramën: Çfarë masash do marrë Qeveria për të rrëzuar aktgjykimin ndaj ish krerëve të UÇK?

"Pozita e Ballukut është rënduar"-Gjekmarkaj: SPAK të kërkojë sërish arrestimin e saj, të shkohet edhe tek ‘Perandori’

Sot protesta e 113-të, qytetarët do të vazhdojnë qëndresën kundër qeverisë: Rama jep dorëheqjen!

Fredi Beleri “mburr” deputetin e Agimit të Artë dhe sulmon drejtësinë greke, tërheq deklaratën pas reagimeve të forta nga PASOK

Kritikat nga Brukseli/ Rama zotohet nga Amerika: Në 2030-tën Shqipëria në BE

Ish-deputeti Halit Valteri ‘godet’ Ballukun: Duhet t’i vendosim kufi kësaj kuçedre që ha burra dhe po përpin pushtetin





