Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të vijmë", aktivistja me deklarata të forta para Kryeministrisë

P
Piranjat30 June 2026, 20:17 · 2 min lexim
"Sa më shumë të na rrihni, aq më shumë do të

Protesta e 31-të qytetare para Kryeministrisë u shoqërua me deklarata të forta edhe nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila iu drejtua protestuesve nga podiumi, duke komentuar zhvillimet e protestës së zhvilluar më herët para Kuvendit.

Vatnikaj u shpreh se protestuesit kanë zhvilluar tubime paqësore gjatë 31 ditëve të fundit, ndërsa pretendoi se pavarësisht kësaj, disa prej tyre u shoqëruan dhe u trajtuan me dhunë nga policia.

“Për 30 ditë me radhë i kemi thënë Policisë së Shtetit se jemi këtu paqësisht. 6 shokët tanë u tërhoqën zvarrë vetëm sepse protestuan, ju themi ne nuk jemi kriminelë, kriminelë janë shefat tuaj që bashkëpunojnë me krimin. Kriminel është kryeministri i vendit që bashkëpunon me krmin. Kriminele është qeveria e Edi Ramës që është e gjitha në SPAK”, tha ajo.

Në vijim të fjalës së saj, aktivistja deklaroi se ndërhyrja e policisë tregon frikën e autoriteteve dhe theksoi se protestuesit do të vazhdojnë të dalin në shesh.

“Dhuna që kanë ushtruar sot tregon vetëm frikën e tyre, sa më shumë frikë ata aq më shumë guxim ne. Sa më shumë të na rrihni e tërhiqni zvarrë do të vijmë më shumë këtu”, u shpreh ajo.

Në fund të fjalimit, Vatnikaj u shpreh se protesta synon një ndryshim paqësor dhe u bëri thirrje autoriteteve të mos provokojnë qytetarët.


“Jemi këtu për një Shqipëri të re ku policia dhe qeveria nuk drejtohen nga krimi. Ku policia nuk na tërheq zvarrë. Jemi për revolucion paqësor, mos na provokoni”, tha aktivistja.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.