‘S'do shkulem nga ky shesh...’/ Aktorja Emiri: Kjo qeveri antikombëtare të japë dorëheqjen e të marrë dënimin që meriton

Protestuesit janë mbledhur sërish në një tubim masiv në kryeqytet, ku zërat e qytetarëve dhe artistëve janë bërë bashkë për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë.
Gjatë protestës, aktorja Julinda Emiri u shpreh se që nga dita e parë nuk e ka ndalur rezistencën. Aktorja theksoi me vendosmëri se nuk do të largohet nga sheshi, derisa qeveria të japë dorëheqjen dhe të marrë dënimin e merituar.
Në fjalën e saj, ajo akuzoi kryeministrin Edi Rama për zaptim të pronës publike, duke përmendur një sërë ngjarjesh që sipas saj tregojnë abuzimin e pushtetit.
Sipas aktores, çdo demonstrim force nga ana e kryeministrit është në fakt një tregues i pastër i dobësisë së tij.
"Para disa ditësh, më thanë për një djalë që kishte thënë këtu: "Ku janë artistët që u shemb teatri kombëtar?". Unë jam Julinda Emiri, jam aktore. Kam filluar të protestoj kundër kësaj qeverie që ditën e parë që u filloi beteja për teatrin kombëtar dhe kam vazhduar të jem në çdo protestë, dhe nuk do shkulem nga ky shesh derisa kjo qeveri antikombëtare të japë dorëheqjen e të marrë dënimin që meriton! Por në këtë shesh, janë dhe të gjithë ata aktorë, dhe jo aktorë që kanë mbrojtur teatrin kombëtar.
Por në këtë shesh, janë dhe të gjithë ata të tjerë që nuk e kanë mbrojtur teatrin kombëtar sepse nuk ka mbetur më shqiptar pa e kuptuar sot se kush është Edi Rama. Sepse skena që filloi me teatrin kombëtar, me zaptimin e pronës publike dhe me tërheqjen zvarrë, vazhdoi pastaj me Astirin, me Bregun e Lumit, me gratë që shisnin presh, vazhdoi me Rrjollin, vazhdoi deri në Zvërnec që ka ngritur sot të gjithë popullin tonë!
Sepse Edi Rama mendoi që po tregonte forcën, por nuk e kuptoi se sa më shumë tregonte forcën, aq më shumë po tregonte dobësinë. Sepse Edi Rama nuk ka kuptuar asgjë nga historia e Shqipërisë dhe nga ajo rilindja të cilës i ka marrë emrin, se shqiptarët mund të nënshtrohen vetëm përkohësisht", tha ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
Revolta në Bulevard! Protestuesja: Bota njohu shqiptarët e vërtetë! Kjo është fytyra e Shqipërisë së re!

Mesazhi i fortë nga protesta për Bashkimin Evropian: Evropë, a po na dëgjon?

“Atdheu nuk është në shitje”/ Sot protesta e 16 në Tiranë, nis marshimi nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë me thirrjet: Edi Rama ...

Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Protesta e 16/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin "Skënderbej"





