Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R...
POLITIKE

"Sekuestrimi i 110 mln eurove, anomali juridike"/ Artur Shehu në kërkim nga SPAK, avokati Kujtim Cakrani: Nëse do kishte falsifikim do ishte sekuestruar prona

P
Piranjat31 July 2026, 14:28 · 2 min lexim
"Sekuestrimi i 110 mln eurove, anomali juridike"/ Artur Shehu në

Avokati Kujtim Cakrani ka reaguar lidhur me hetimet ndaj Artur Shehut, duke e cilësuar të pajustifikuar sekuestrimin e llogarisë bankare, ndërsa toka në Zvërnec që është edhe objekt i çështjes nuk është vënë nën sekuestro. Cakrani tha se prona në fjalë nuk i përket familjes Shehu, por dy vëllezërve arabë që jetojnë në Katar, që sipas Cakranit, ata janë pajisur me certifikatë pronësie.

Avokati tha më tej se nëse do të ekzistonin dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, masa e parë që duhej të merrej do të ishte sekuestrimi i vetë pronës.

“Ajo tokë nuk është e familjes Shehu, por është e dy vëllezërve arabë që jetojnë në Katar. Çuditërisht Prokuroria sekuestron vetëm llogarinë bankara të zotit Shehu, është 110 mln euro.

Kjo është një anomali juridike, sepse nëse do kishte falsifikim dokumentesh pronësie, gjëja e parë që do të bëhej do të bëhej sekuestrimi i tokës.

Zoti Shehu gjendet përballë një padrejtësie që ka shitur një tokë. Nëse toka do të ishte e falsifikuar përse nuk është sekuestruar?! Prona është e familjes Shehu dhe të gjitha të ardhurat e fituara nga shitja e kësaj prone janë të ligjshme”, tha Cakrani.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.