Sekuestrimi i vilës së Ballukut, Bardhi: E paralajmëruam në shkurt, Spak të kërkojë arrestimin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas sekuestrimit të vilës së Belinda Ballukut nga SPAK, duke i kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të kërkojë arrestimin e saj. Bardhi tha se opozita kishte paralajmëruar që në muajin shkurt për ekzistencën e pasurive të fshehura që, sipas tij, burojnë nga afera korruptive.
Reagimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamentae të PD, Gazment Bardhi
Më 26 Shkurt në një intervistë në News 24 paralajmëruam se Belinda Balluku ka pasuri të fshehura nga aferat e saj korruptive. Vetëm në pak muaj SPAK ka dokumentuar 2 pasuri të fshehura në jug të Shqipërisë - 1 vilë 300 m2 për Belinda Ballukun dhe 1 tjetër vilë në pronësi të Sekretares së saj të Përgjithshme.
E vërteta doli!
Në 12 Mars Edi Rama mbrojti korrupsionin e Belinda Ballukut! Të korruptuarit mbrojnë të korruptuarit!
Tani është detyrë e SPAK të rikërkojë arrestimin e Belinda Ballukut, sipas detyrimit që përcakton ligji. Pozita e bashkëpunëtores së ngushtë të Edi Ramës është rënduar me dy akuza të reja: korrupsion dhe pastrim parash. SPAK duhet të zbatojë ligjin, me profesionalizëm dhe guxim. Koha është tani!
Lexo edhe
POLITIKE
Protestat/ Spiropali godet Ramën: Rotacioni s’duhet të shihet si katastrofë dhe fitorja jo si pronësi. Shqipëria të tregojë që di të ndër...

Mijëra qytetarë në shesh kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Gonxhja për protestat: Duhet reflektim i thellë nga çdokush

Berisha: Rama po përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit

VIDEO- “Shqipëria nuk shitet”/ Emigrantët shqiptarë protestë në Londër

“Protestat të nxitura nga Greqia dhe Irani”/ Berisha për deklaratat e Ramës: Mendësi enveriste për armiq të jashtëm e të brendshëm!...

Gazeta spanjolle: Rama i zhytur në skandale, krimi kontrollon vendin, droga gjeneron mbi 4.5 miliardë euro në vit

Diaspora ngrihet kundër qeverisë, pamje nga tubimi në Firence, protestuesit: Rama ik, kriminel...

Profesori i njohur austriak: Rama si Vuçiçi, të dy janë autokratë, arrogantë dhe të korruptuar





