Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Sekuestrimi nga SPAK i hotelit të famshëm “Zig Zag” në Vuno, Berisha: Ndodhet në kufi me pronën që pretendon Rama!

P
Piranjat19 June 2026, 12:46 · 3 min lexim
Sekuestrimi nga SPAK i hotelit të famshëm “Zig Zag”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët është ndalur tek hoteli i famshëm “Zig Zag”, i cili u sekuestrua nga SPAK.

Sipas Sali Berishës, prona ku u ndërtua ky hotël është tokë publike dhe jo private. Teksa bëri publike një hartë që dikur është publikuar nga i ndjeri Artan Lame, Berisha deklaroi se pasi Lame e bëri publike, Rama e shkarkoi menjëherë.

Po sipas asaj që pretendon Berisha, pozicioni ku është blerë toka lë shumë për të dyshuar, ndërsa thekson se “toka ndodhet në kufij me tokën e pretenduar nga Edi Rama”.

“Pra e shihni Artan Lame publikon hartën, i cili ka meritën që nuk e regjistroi kurrë tokën e pretenduar nga Edi Rama, Olsi Rama, mamaja e tyre e ndjerë Aneta Koleka, pasi xhinsi i tyre i provuar me dokumente ishte në varfëri ekstreme.

Pra toka është publike, sipas hartës që ka publikuar toka e hotelit Zig Zag është publike, nuk është private. Pasi publikoi këtë hartë Edi Rama e shkarkoi me tërbim.

Për tre vite Isa Aliu bashkë me noterin nuk e kanë ditur se për regjistrimin në ASHK duhet kontrata e shit blerjes dhe raporti i vlerësimit. Por pozicioni ku është blerë toka lë shumë për të dyshuar. Disa gjëra që janë të sigurta janë fakti se toka ndodhet në kufij me tokën e pretenduar nga Edi Rama. Ndërsa dyshimi i fortë mbetet se kjo tokë është brenda kufijve për të cilën Edi Rama, e ndjera Aneta Rama dhe Olsi Rama pretendojnë.  Ne nuk kemi mundur të gjejmë shitësit, as mënyrën si e kanë përfituar shitësit këtë tokë. Është rasti i parë në histori, ku ka blerës pa shitës. Në certifikatën e regjistrimit zëri kadastral është shënuar pemtore, në një vend që ka pasur vetëm shkurre. Pra në rast se nuk do ishte shënuar e tillë, cdo lloj forme përfitimi, qoftë me AMTP qoftë me trashëgimi do ishte e pamundur të posedohej pasi në Vuno janë ndarë me ligjin 7501 janë ndarë vetëm ullishtet”, shprehet Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.