Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ... Mesazhi i Zelensky-t për SHBA-në dhe Rusinë: Na jepni një armëpushim dimëror për të mbajtur zgjedhjet! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, policia gjobit 12 protestues të tjerë Polonia paralajmëron aleatët: Mos negocioni me Rusinë duke anashkaluar Europën Lindore Gjykata amerikane pezullon për 14 ditë ndërtimin e harkut triumfal të propozuar nga Trump në Uashington Ambasada Amerikane prezanton ambasadorin e ri Eric Wendt, zbulon prioritetet për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri... “Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne...
POLITIKE

Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador në Shqipëri, ish-ushtaraku zbardh prioritetet

P
Piranjat31 July 2026, 13:29 · 4 min lexim
Senati amerikan hap rrugën për votimin e Eric Wendt si ambasador

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë procedurale që lejon shqyrtimin dhe votimin në bllok të 74 emërimeve të administratës amerikane në Kalendarin Ekzekutiv, mes të cilave edhe kandidatura e Eric Wendt për ambasador të SHBA-së në Shqipëri.

Rezoluta u miratua të enjten, më 30 korrik, me 50 vota pro dhe 47 kundër, sipas vijave partiake. Përfshirja e emrit të Eric Wendt në këtë listë nuk përbën ende konfirmimin e tij si ambasador, por i hap rrugën shqyrtimit dhe votimit të kandidaturës së tij nga Senati.

Nëse konfirmohet, Wendt do të bëhet ambasadori i parë i SHBA-së në Tiranë pas largimit të Yuri Kim në qershor 2023. Prej asaj kohe, Ambasada amerikane në Shqipëri është drejtuar nga të ngarkuar me punë, ndërsa kandidaturat e mëparshme nuk arritën të finalizoheshin. Emërimi i Wendt shihet si një sinjal për një angazhim më të madh të Uashingtonit në Shqipëri, duke pasur parasysh profilin e tij të lartë ushtarak dhe përvojën në strukturat e NATO-s.

Kandidatura e tij iu dorëzua Senatit më 13 prill 2026 nga Presidenti amerikan Donald Trump. Më 20 maj, Wendt u paraqit para Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit, ku prezantoi vizionin e tij për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Gjatë dëshmisë së tij, Wendt deklaroi se ndihej i nderuar për besimin e dhënë dhe se, nëse konfirmohet, prioriteti i tij do të jetë mbrojtja e qytetarëve amerikanë dhe avancimi i interesave të Shteteve të Bashkuara.

“Për më shumë se 34 vite kam shërbyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës si ushtar aktiv”, tha Wendt, duke kujtuar gjithashtu angazhimin e tij në Departamentin amerikan të Shtetit dhe në strukturat e NATO-s.

Ai theksoi përvojën e tij me Forcat e Operacioneve Speciale shqiptare, gjatë kohës kur ishte komandant i forcave speciale të NATO-s dhe gjatë misioneve në Afganistan.

“Forcat Speciale shqiptare mishërojnë shpirtin luftëtar të heroit shqiptar Skënderbeu, ndërsa populli shqiptar është krenar, punëtor dhe mikpritës”, u shpreh Wendt.

Nëse merr konfirmimin e Senatit, ai tha se do të fokusohet në katër drejtime kryesore në marrëdhëniet me Shqipërinë. Prioriteti i parë do të jetë forcimi i sigurisë së SHBA-së përmes mbështetjes ndaj Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të drogës.

Prioriteti i dytë do të jetë forcimi i bashkëpunimit në mbrojtje dhe siguri, përfshirë rritjen e kapaciteteve ushtarake dhe kibernetike. Wendt vlerësoi transformimin e Shqipërisë nga një vend i izoluar gjatë komunizmit në një aleat të NATO-s dhe partner të rëndësishëm të SHBA-së.

Fusha e tretë do të jetë zhvillimi ekonomik dhe rritja e investimeve amerikane në sektorë si inteligjenca artificiale, energjia, infrastruktura dhe minierat.

“Bizneset dhe investitorët amerikanë duhet të mirëpriten dhe të trajtohen në mënyrë të drejtë, me transparencë dhe rregulla të barabarta ligjore”, deklaroi ai.

Prioriteti i katërt do të lidhet me mirëqenien e stafit diplomatik amerikan në Shqipëri, përmes asaj që Wendt e cilësoi si kujdes ndaj “faktorëve njerëzorë” brenda ambasadës.

Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë kishte miratuar më herët kandidaturën e Wendt më 4 qershor me 19 vota pro dhe 3 kundër, duke ia kaluar atë Senatit për shqyrtim final.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.