Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë
POLITIKE

Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, pritet firmosja nga Trump

P
Piranjat 6 August 2026, 07:47 · 2 min lexim
Senati amerikan konfirmon Eric Wendt si ambasador të ri në

Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar kandidaturën e Eric P. Wendt për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, duke i hapur rrugën emërimit të tij zyrtar në Tiranë. Kandidatura e Wendt u votua në seancën plenare të Senatit me 50 vota pro dhe 44 kundër, pas mbështetjes së marrë më herët në Komitetin për Marrëdhëniet me Jashtë.

Pas miratimit nga Senati, procedura pritet të përmbyllet me nënshkrimin e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili është hapi i fundit për formalizimin e emërimit të tij si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Kush është Eric P. Wendt?

Eric P. Wendt është një ish-oficer i lartë i ushtrisë amerikane, me mbi tre dekada shërbim ushtarak, pjesën më të madhe të karrierës së tij në forcat speciale amerikane “Green Beret”. Ai ka shërbyer si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur role të rëndësishme në fushën e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.

Gjatë karrierës së tij, Wendt ka qenë koordinator i sigurisë së SHBA-së për Autoritetin Izraelito-Palestinez gjatë viteve 2017–2019, si dhe shef shtabi në Komandën e Paqësorit të Shteteve të Bashkuara. Ai është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara dhe ka përfunduar studime pasuniversitare në sigurinë kombëtare në Naval Postgraduate School.

Wendt flet disa gjuhë të huaja, përfshirë arabishten dhe koreanishten. Ky nuk është propozimi i parë i tij për një post ambasadorial. Gjatë mandatit të parë të Donald Trump, Wendt ishte propozuar për ambasador në Katar, por kandidatura e tij nuk u finalizua nga Senati amerikan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.