“Serbia nuk e humbi, Kosova u çlirua!”/ I riu nga protesta godet deklaratën e Ramës: Fyerje e tradhti ndaj kauzës shqiptare

Në ditën e 74-të radhazi të protestës përpara godinës së Kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, fjalimet nga podiumi kanë prekur edhe qëndrimet e kreut të ekzekutivit për çështjen e Kosovës.
Një i ri protestues ka marrë fjalën për të reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit, duke i cilësuar ato si një fyerje ndaj luftës çlirimtare dhe vullnetit të popullit shqiptar.
I riu u ndal veçanërisht te formulimi i përdorur nga kryeministri se “Serbia e humbi Kosovën”, duke theksuar se një qëndrim i tillë tjetërson të vërtetën historike:
“Kryeministri tha se ‘Serbia e humbi Kosovën’. Kjo nuk është thjesht e gabuar, por është fyerje! Ai tha këtë, por nuk është e saktë. Me këtë deklaratë ai e sheh Kosovën si një humbje të Serbisë dhe jo si çlirim të shqiptarëve; mohon luftën e UÇK-së dhe vullnetin e popullit të Kosovës për të qenë i lirë, duke e reduktuar çështjen si të tillë. Kjo është tradhti ndaj një populli!”
Më tej, protestuesi vendosi me forcë theksin te kornizimi i drejtë i historisë dhe sakrificës së shqiptarëve të Kosovës:
“Serbia e pushtoi Kosovën dhe shqiptarët e çliruan Kosovën, ndaj Serbia nuk e ‘humbi’ Kosovën, por ajo u çlirua nga pushtimi serb!” deklaroi i riu nga podiumi përpara turmës së mbledhur në shesh.
Lexo edhe
POLITIKE
“Kurti n’burg”/ Protesta në Kuvendin e Kosovës, pankarta e emigrantit njësoj si ato në tubimet e Tiranës

'Shqiptarët e bashkuar, pushteti i tmerruar'/ Protestuesi thirrje: Mërgata, ejani në shesh më 14, 15 dhe 16 gusht

“Sulm i mirëorganizuar ndaj Bashkisë Memaliaj”/ Kryebashkiaku: Po na bllokojnë të gjitha fondet

Protestuesi: Rama s’e çoi Ballukun në burg se është bashkëpunëtor

74 ditë revoltë, mesazhet përmes pankartave: Përfaqësoni xhepat tuaj, jo Shqipërinë





