POLITIKE

‘Kamxhiku ka ndërruar pronar, SHBA ‘trimëruan’ SPAK’/ Bushati: Rama s’do negociojë një dalje të butë nga pushteti!

Piranjat Përditësimi i fundit 6 January 2026, 21:00
‘Kamxhiku ka ndërruar pronar, SHBA ‘trimëruan’

Analisti, Andi Bushati ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është ndalur te sistemi i drejtësisë, hetimet dhe aktiviteti i SPAK-ut.

I ftuar në Syri TV, Bushati thotë se aktiviteti i shtuar i SPAK-ut nuk është shenjë e një pavarësie të re, por e një ndryshimi të “padronit” që e kontrollon atë.

Ai thotë se “i njëjti kamxhik ka ndërruar dorën e pronarit”, duke sugjeruar se një ndryshim në balancat e fuqive ndërkombëtare, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka sjellë një “trimërim” të papritur të prokurorëve.

Ky ndryshim sipas tij reflektohet edhe në sjelljen dhe retorikën e Kryeministrit Edi Rama. Sipas Bushatit, Rama është “i dënuar” të rezistojë deri në fund, pasi një dalje e negociuar nga pushteti nuk i ofron garanci për imunitet nga ndjekja penale.

“Skandalet ishin aty, thjesht ata që i kishin denoncuar, morën një konfirmim përmes dosjeve që u zbardhën nga, nga SPAK-u. Pra, skandalet nuk janë të sotme, skandalet janë të vjetra. Dhe pyetja që të vjen logjikshëm është, pse për skandalet e vjetra që plasin tani, kush e reja dhe çfarë ka ndryshuar? E vetmja gjë që ne mund të hamendësojmë, pa pasur fakte, që ka ndryshuar, është ndryshimi i padronit të SPAK-ut. Pra, se ne këtë SPAK kemi pasur dhe këto dosje me denoncime të vjetra kanë qenë po aty. Pra, dosja Balluku, minimumi, Evis Berberi ka dy vjet e ca i arrestuar, se kjo e Alqit është pak më e vjetër. Pra, çfarë ka ndryshuar te SPAK-u? Dhe pyetja që shtrohet është, mos ndoshta ndryshimi i pushtetit në SHBA ka sjellë dhe një trimërim të SPAK-ut apo trimërim do ishte llaf i madh në fakt për prokurorët e SPAK-ut, po mos ëh, një ndryshim, i njëjti kamxhik ka ndërruar dorën e e pronarit.

Ne jemi gazetarë dhe padyshim që ne mund të hedhim hipoteza, por ëh, një nga hipotezat pa fakte, por e logjikshme është kjo, sepse çfarë ndryshoi? Çfarë ndryshoi që ëh, në qoftë se deri tani zyrtarët e lartë, SPAK-u i merrte, por i merrte për vilat apo për fustanet e grave, sot i merr për procedura që kanë lidhje me Edi Ramën. Pse Edi Rama në dy rastet e fundit po sillet ndryshe nga ç’ sill përpara. Pra duket sikur ka një thyerje apo një ndryshim. Ne akoma nuk kemi fakte për të shpjeguar se çfarë është ky ndryshim dhe prandaj mund të ngremë vetëm hipoteza dhe hipoteza më e pranueshme që më vjen mua në mendje është kjo që ëh i njëjti SPAK, të njëjtët prokurorë që e kanë demonstruar tashmë, s’duhet të kemi asnjë iluzion për ta, që shërbejnë si kamzhik, mos kamzhiku ka ndryshuar pronar. Mëkati i Ramës nuk është që shkel procedura parlamentare, se e ka bërë këtë gjë që kur është në pushtet. E reja në sjelljen e Ramës është që ka ndryshuar qasje dhe ka ndryshuar fjalor në raport me drejtësinë dhe në raport me SPAK-un”,- tha Bushati.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?