POLITIKE

Shehu: Intervista e Ahmetajt u quajt 'luftë politike' për t’i ikur detyrimit gazetaresk, mediat duhet të investigonin

Piranjat Përditësimi i fundit 12 January 2026, 22:12

Shehu: Intervista e Ahmetajt u quajt 'luftë politike' për

Intervista e fundit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku janë bërë publike akuza të rënda dhe dokumente të shumta, duket se është përballur me një heshtje gati të plotë nga shumica e medias shqiptare, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi rolin dhe funksionimin e saj.

E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, gazetarja Jonida Shehu tregon se realiteti mediatik në Shqipëri është thellësisht i polarizuar. Ekosistemi është i ndarë qartë në media opozitare dhe media pro-pushtetit, ku secili krah vepron brenda një narrative të paracaktuar. Mediat opozitare shihen nga pala tjetër si instrumente që bëjnë "politikë" dhe jo gazetari, ndërsa mediat pro-qeveritare akuzohen për të njëjtën gjë nga kampi kundërshtar.

Shehu: Më çudit që ke pasur pritshmëri, jam me atë që ka Mandi, që do kishte një ë reflektim mbas intervistës së katërt të zotit Ahmetaj, nuk ka ndodhur në tre të parat dhe, le të themi, për të qenë të vërtetë, realiteti mediatik në Shqipëri është, ata që janë media opozitare, mendojnë për krahun përballë, që janë media të pushtetit, dhe mediat e pushtetit, domethënë, po të njëjtën narrativë përdorin për mediat ë e opozitës, le të themi. Dhe justifikohen me idenë që, nëse kjo është një media e opozitës, po bën politikë me intervistën e Ben Ahmetajt. Thotë, është lufta e tyre politike, nuk është lufta jonë politike. Problemi është që është interesi publik. Domethënë.

E pra. Domethënë, më lër ta ta vendos kontekstin, të rri në pozicionin e tyre, të shoh si e mendojnë. Domethënë, si e mendon një media që sheh Syrin dhe sheh Ben Ahmetajn në intervistën e parë, të dytë, të tretë apo të katërt, dhe çfarë vendos të nesërmen në momentin që do të duhet patjetër të bëjë një debat publik, apo minimalisht të fillojë t'i marri një nga një ato detaje. Ia ka dhënë Çimit, ta bëjë Çimi këtë punë. Këta janë media opozitare, këta bëjnë opozitë, nuk kemi punë ne me këtë. Ne do merremi me gjërat që janë pak më safe, pak më institucionale e të tjera e të tjera. 

Nga krahu tjetër,  në qoftë se media do ta bënin intervistën e Ben Ahmetajt, të parën apo gjithë serinë me katër pjesë, pjesë të diskutimit publik, si do ta bënin, është pyetja. Në qoftë se do ta bënin sa për sy e faqe, dhe do të mblidhnin njerëz që do të bënin po politikë mbi këto, ë, fakte le të themi që ka nxjerrë Ben Ahmetaj, faktet e pretenduara sipas tij dhe me të gjithë dokumentat që të ka dhënë ty, për mendimin tim nuk do sillnin asnjë gjë të re.

Media duhet të bënin atë që ne as nuk e çojmë nëpër mend për të bërë, që mund ta bëjmë sepse e dimë pak a shumë sjelljen e mediave në Shqipëri, që pozicionet politike janë shumë të qarta dhe të ndara, që duhet të fillonin të investigonin. Domethënë, minimalisht në pak ditë mund të kishin marrë kohën e mjaftueshme për të gjitha ato fakte, t'i merrnin dhe t'i investigonin.

Ose në qoftë se do të donin të rrëzonin, po themi narrativën e zotit Ahmetaj, të kishin marrë kohë dhe të kishin rrëzuar të gjitha ato pikëpyetje, le të themi, dyshime apo denoncime që ai nxorri në lidhje me disa çështje. Këtë nuk e ka bërë askush dhe kjo ka shumë arsye, domethënë pse nuk është bërë. Më kryesorja është se nuk do njeri sot në këtë situatë dhe në këtë klimë të dali i pari me shpatë, e bën Syri thotë sepse normalisht është media opozitare, ne nuk jemi, po edhe në mos qofshim media të pushtetit, do presim pak sa të zyrtarizohen gjërat.

Domethënë, për mendimin tim, se e bën, se s'e bën, nuk ndryshojnë asnjë gjë në opinionin publik, pavarësisht se për rolin që kanë, për ta interpretuar të plotë, do duhet domosdoshmërisht interesin publik ta zbërthenin në një lloj forme. Qoftë ky edhe një denoncim politik të ishte nga zoti Ahmetaj. Pavarësisht se është ndryshe kur e thotë një njeri që ka qenë bashkëpunëtori yt, është ndryshe kur e thotë një zë i opozitës, të cilin ti mund ta konsiderosh shumë thjesht një akuzë politike. Ato të Ahmetajt nuk janë akuza, edhe politike, po jo vetëm politike. Ndaj them që nuk ka justifikim, po nuk është se presim ne që të kishte ndodhur diçka tjetër dhe të fillojmë ta diskutojmë pse s'ka ndodhur. Ne e dimë që as ka ndodhur, as ndodh, as nuk do ndodhë, besoj për një kohë të shkurtër.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?