Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Sheshet plot për dorëheqjen e tij, Rama e pranon: Edhe socialistët dhe punonjësit e administratës pjesë e protestës në shesh!

P
Piranjat24 July 2026, 12:30 · 2 min lexim
Sheshet plot për dorëheqjen e tij, Rama e pranon: Edhe

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues të Partisë Socialiste.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, Rama u ndal te pakënaqësitë e shfaqura në sheshe dhe rrjete sociale, duke thënë se ato duhet të shërbejnë si një sinjal për mazhorancën.

Kryeministri u shpreh se disa prej protestuesve kanë qenë edhe socialistë, mbështetës të qeverisë apo persona që punojnë në administratë.

“Mosmirënjohës është pikënisja e perspektivës së re që na duhet sepse në të gjendet kuptimi më i gabuar. Dua t’ua them unë që në fillim duke i parë në sy atyre që protestuan kundër kryetari të Bashkisë, atyre që dolën në bulevard atyre që protestuan të heshtur apo me zë, që pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar. Ju nuk jeni mosmirënjohës, jeni matësi i ri i standardeve tona.

Ju që mbushët rrjetet sociale dhe bulevardit nuk protestuat ndaj Shqipërisë që ndërtuam në 3 mandatet e para. Ata jo të paktë që ishin anëtarë të PS dhe mbështetës e votues, apo edhe ata që ishin në punë shteti dhe në darë shkonin në protestë. Nuk dolën atje për t’ju bashkuar këngës Rama jepe dorëheqjen apo të mohoni transformimin e Shqipërisë. U bashkuan sepse forca e saj përthithëse ishte më e madhe për ta se sa figura ime.

Ishin në shesh sepse i çoi një nevojë e thellë për të përcjellë një mesazh më të fortë se përkatësia ndaj një partie apo ngjyra e qeverisë për të cilën mund të kenë votuar”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.