Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

Shkreli mohon akuzën për korrupsion zgjedhor: Kërkoja vetëm pjesëmarrje në miting

P
Piranjat28 July 2026, 19:47 · 2 min lexim
Shkreli mohon akuzën për korrupsion zgjedhor: Kërkoja vetëm

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, ka mohuar akuzat e SPAK për “korrupsion në zgjedhje”, duke deklaruar para Gjykatës së Posaçme se nuk ka ofruar favore apo përfitime në këmbim të votave.

Shkreli u paraqit në SPAK, ku pranoi të merrej në pyetje nga prokurori Dritan Prençi në cilësinë e të pandehurit. Para gjykatës, ai pretendoi se komunikimet e tij me banorët dhe zyrtarët vendorë kishin të bënin vetëm me zgjidhjen e problematikave të qytetarëve dhe jo me ndikimin në procesin zgjedhor.

Duke iu referuar një prej episodeve të hetimit, ku prokuroria ka evidentuar komunikime për problemet me energjinë elektrike në fshatin Stajkë, Shkreli tha se ndërhyrjet e tij ishin pjesë e detyrës si kryebashkiak.

“Unë çdo ditë bëj telefonata për problematikat e banorëve. Marr drejtorë të ndryshëm kur ka shqetësime të qytetarëve. Mesazhi që prokuroria thotë ‘jepi zjarr’ lidhet me organizimin e një takimi elektoral dhe jo me kërkimin e votave apo ofrimin e favoreve”, u shpreh Shkreli.

Ai deklaroi gjithashtu se kishte kërkuar pjesëmarrje sa më të madhe në aktivitetet elektorale, si të Partisë Socialiste ashtu edhe të Partisë Social Demokrate, duke mohuar se kishte bërë presion apo kishte ofruar përfitime materiale.

Në lidhje me një tjetër komunikim të gjetur në telefonin e tij, “veç zjarr për Tomën”, Shkreli tha se kjo ishte një thirrje për pjesëmarrje në një miting të Tom Doshit dhe jo një përpjekje për të siguruar vota në mënyrë të paligjshme.

Kryebashkiaku socialist u vu në qendër të vëmendjes gjatë fushatës elektorale të vitit 2025, pas dyshimeve se po mbështeste kandidatë të PSD-së dhe jo vetëm Partinë Socialiste. Në një takim elektoral, kryeministri Edi Rama iu drejtua publikisht me frazën: “Kristian, mos luaj me dy porta”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.