Kështjella, apartamente e llogari bankare/ Zbulohet pasuria marramendëse e Ermal Beqirit në Francë
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim për abuzimet me tenderat miliona euro të AKSHI-t kishte blerë pasuri marramendëse jo...
Kryeministri Edi Rama promovoi dje me bujë të madhe 40 makinat e para ushtarake, sipas tij të prodhuara në Shqipëri, nga partneriteti...
Një vatër zjarri ka rënë mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës. Flakët janë përhapur me shp...
Pozitat e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duket se janë lëkundur pas polemikave të fundit që kanë përfshirë q...
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të dhjetë organizatave më të rëndësishme evropian...
Një vatër zjarri me rrezikshmëri të lartë është regjistruar në lagjen “Skënderbej” në Elbasan, k...
Një zjarr i madh ka rënë pak minuta më parë në Lagjen e Spitalit, në Lezhë. Flakët nisën fillimisht në ...
Disa herë gjatë kësaj vere në Angli temperaturat kanë shkuar mbi 35 gradë, dhe imagjinoni për një moment vapën dh...
Mirlind Daku ka vijuar me ritmin e lartë të golave në kampionatin rus, duke gjetur rrjetën edhe në javën e dytë të sez...
Pushimet e gjashtë 20-vjeçarëve nga Venosa e Italisë (Potenza) në Shqipëri u shndërruan në një makth dhe zgjat&eu...

Kryetari i Bashkisë së Selenicës, Nertil Bellaj, ka reaguar këtë të shtunë përmes një deklarate në rrjetin social Facebook, ndaj propozimeve për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Vlorën në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.
Bellaj i është përgjigjur drejtpërdrejt deputetit të Partisë Socialiste, Ardit Bido, duke përgënjeshtruar deklaratat e këtij të fundit se banorët e Selenicës kanë kërkuar vetë shkrirjen e njësisë së tyre vendore.
Kryebashkiaku e cilësoi qëndrimin e deputetit si një “thikë pas shpine” dhe një goditje ndaj besimit të qytetarëve, ndërsa theksoi se Selenica i plotëson të gjitha kushtet ligjore, ekonomike e historike për të vijuar si bashki më vete.
“Të dashur banorë të Bashkisë Selenicë,
Mesazhet, telefonatat e shumta, qëndrimi i shprehur nga përfaqësues të komunitetit në mbrojtje të Bashkisë Selenicë, si dhe deklarata e deputetit Bido më obligojnë të bëj publik edhe një herë qëndrimin tim për reformën e re administrativo-territoriale.
Deklarata e deputetit Ardit Bido se “Selenica donte vetë të shkonte në Vlorë” është jo vetëm e pavërtetë, por edhe një zhgënjim i madh për banorët e kësaj treve. Të flasësh në emër të një komuniteti pa e pyetur atë është një goditje ndaj besimit që qytetarët kanë tek përfaqësuesit e tyre. Për shumë banorë të Selenicës, kjo u përjetua si një thikë pas shpine, në një moment kur pritej mbështetje për interesat e zonës dhe jo deklarata që i vendosin ato në pikëpyetje.
Dua të jem shumë i qartë: askush nuk ka të drejtë të vendosë apo të flasë në emër të Bashkisë Selenicë. Vullneti i banorëve nuk mund të zëvendësohet nga dëshirat apo qëndrimet personale të askujt.
Qëndrimi im ka qenë dhe mbetet i pandryshuar: Selenica duhet të mbetet bashki më vete. Ky nuk është një qëndrim që lidhet me interesa personale apo administrative. Është një detyrim ndaj qytetarëve, ndaj historisë, identitetit dhe potencialit të jashtëzakonshëm të kësaj bashkie.
Në dëgjesën pranë Komisionit Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale kam paraqitur argumente të qarta dhe të mbështetura në fakte se Bashkia Selenicë i plotëson të gjitha kushtet për të vijuar si njësi vendore më vete. Shtrirja e saj territoriale, numri i fshatrave, burimet natyrore, potenciali ekonomik dhe performanca e administratës vendore janë prova të mjaftueshme se kjo bashki ka të gjitha mundësitë për të vazhduar të zhvillohet.
Zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet dhe të respektohet. E ardhmja e kësaj bashkie nuk mund të ndërtohet mbi deklarata të pavërteta, por mbi vullnetin e komunitetit dhe interesin më të mirë të tij.
Me besim se zëri i banorëve të Bashkisë së Selenicës do të dëgjohet e vlerësohet pozitivisht nga deputetet e Qarkut Vlorë dhe kuvendit të Shqipërisë”, ka shkruar ai.
Reforma e re territoriale ka shkaktuar përplasje edhe brenda radhëve të socialistëve. Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Jo...
Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD-së, Sali Berisha komentoi arrestimin në Francë të...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet sot nga qytetarët në lidhje me veprimtarinë e vëllait të kryeministrit Edi R...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, ka denoncuar një rast ku, sipas saj, një qytetar është detyruar t...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim me qytetarët në rrjetet sociale, si për çdo javë, u nd...
“Populli i Fushë-Arrëzit do të shkojë në referendum, kundër shkrirjes së bashkisë”. Kështu shprehet ...
Këshilli Bashkiak i Rrogozhinës miraton projektvendim kundër shkrirjes dhe bashkimit të kësaj bashkie me atë të Kavajë...
Analisti dhe gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar lidhur me debatin për ndarjen e re territoriale dhe kalimin e Aeroportit Ndërkombëtar të R...
Teksa vendi ynë prej 62 ditësh është përfshirë nga protesta masive, ku qytetarët shqiptarë kërkojnë dorë...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka publikuar disku...