POLITIKE

Berisha: Asnjë vend në Ballkan nuk ka pse të ketë rroga më të mëdha se ne! Kemi pasuritë më të mëdha.

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Shtator 2026, 19:40
Berisha: Asnjë vend në Ballkan nuk ka pse të ketë rroga

 Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë për situatën demografike në vend, varfërinë dhe problematikat që lidhen me pronat. Duke folur për emigracionin dhe rënien e lindjeve, Berisha e cilësoi situatën demografike si një prej problemeve më të rënda të vendit.

Gjatë fjalës së tij në takimin në Vlorë, Kryedemokrati u ndal edhe te ekonomia, duke premtuar rritje të pagave dhe pensioneve kur PD të vijë pushtet. Një pjesë e fjalës së tij në Vlorë iu kushtua edhe çështjes së pronave dhe situatës së kadastrës. Berisha vuri në dukje se qyteti përballet me problematika të shumta në këtë drejtim.

"Bashkë mund të rreshtojmë me qindra akte kriminale, poshtërsira të këtij pushteti. Por njëra është më e rënda, njëra është ajo të cilës Vlorës, Shqipërisë, nuk ia ka bërë dot kush kurrë. Dhe ky është shoku demografik, goditja e tmerrshme demografike që morëm në 10 vite. Sot në Vlorë, sot në Shqipëri lindin aq fëmijë sa ç’lindin 100 vite më parë, kur ne ishim më pak se 1 milion. Nuk ka në këtë rrafsh, nuk ka regjim më antishqiptar, i huaj apo vendas, në të gjitha kohërat se regjimi i 10 viteve të fundit. Nuk ka! Nuk po ndalem te tregues të tjerë demografikë që kanë të bëjnë me ekzistencën tonë.

Ndaj dhe në qoftë se ka një thirrje sot për çdo atdhetare dhe atdhetar të këtij vendi, që sheh me sytë e tij se si po shkrihemi dhe shuhemi, se si çdo vit rritet në mënyrën më të frikshme grupmosha e rritur e shqiptarëve, si pakësohen grupmoshat e reja, si në asnjë luftë tjetër, atëherë çdo njeri duhet të gjejë formën për të shumëfishuar energjitë e veta, përkushtimin e tij në funksion të atij qëllimi për të nxjerrë, për të larguar nga pushteti këtë regjim kriminal.

Ndaj dhe kjo ripërtëritje e jona kërkon para së gjithash të ulemi me çdo qytetar, të diskutojmë me ta me durim, me gjakftohtësi, me mirësjellje për këto probleme të mëdha. Nuk i kishte Shqipëria këto. Nga viti 2007 deri në vitin 2014, çdo vit numri i shqiptarëve në Shqipëri është rritur dhe kjo është statistika e institutit të kësaj qeverie. Çdo vit, nga viti 2005 deri në vitin 2013, pati rritje të rrogave dhe pensioneve dhe arritëm nga thellësitë e varfërisë të dalim në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Nuk po numërojmë gjëra të tjera, por këto ishin premisa shumë të mira. Arritëm të marrim rrogat dhe pensionet më të larta në rajon. Po sot? Sot nuk ka kolektivizim, por në mënyrë absolute janë qindra e mijëra familje shqiptare në të cilat mjerimi troket në atë sallë sa ç’trokiste dikur në kohën e hiperkolektivizimit.

Po pse? Se pensionet e tyre janë qesharake. Po sa janë këta? Po këta janë 700 mijë burra dhe gra. Po nuk ka turp më të madh mbi tokë, nuk ka krim më të shëmtuar se t’i lësh ata duke mos marrë dot ilaçet më shumë se të një jave ose të asnjë jave. Duke mos marrë dot ushqimet më shumë se të dy javëve. Dhe pse? Çfarë ndodhi? Absolutisht vetëm një shkak: vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja. Nuk kishte më shumë në vitin 2005-2013. Jo. Ne kishim taksat më të ulëta. Por ne patëm mundësi të dyfishojmë rrogat dhe pensionet. Dhe sot në vend që të kishim edhe dy-tre herë më të larta ato, sot kemi zbritur të fundit në rajon për rroga dhe pensione. Takova tani në drekë një pensioniste demokrate. I thashë, pse paske ardhur?

Erdha nga Greqia, tha, se më kërkojnë të paraqitem njëherë në gjashtë muaj për të marrë pensionin, që jam gjallë. Por unë biletë harxhova pensionin. Shikoni çfarë cinizmi, çfarë diskonsiderate për njerëzit. Pra, Shqipëria ka nevojë urgjente për ripërtëritje. Dhe kjo ripërtëritje është absolutisht zotimi ynë solemn. Do të dyfishojmë rrogat dhe pensionet dhe mbidyfishojmë. Asnjë vend në Ballkan nuk ka pse të ketë rroga më të mëdha se ne. Ne kemi pasuritë më të mëdha. Asnjë vend në rajon nuk ka pasuritë natyrore që kemi ne. Jo. Nuk ka potencialet tona, asnjë. Absolutisht. E pse atëherë ata do paguhen më shumë? Problemi është se këto pasuri shndërrohen në mallkim për qytetarët, plaçkiten, vidhen.

Ndaj dhe ne kemi një projekt për zhvillimin. Tu bëj një pyetje vlonjateve, le të lexojnë, i garantoj se të paktën me dokumente, nga viti 1400 e gjer para një viti, nuk kanë qenë pa kadastër. Po, janë defteret osmane. Ku shkoi kadastra? Cila kuçedër e hëngër kadastrën? Ai ka vetëm një emër, ai quhet Edi Rama, për pronat e veta. Po, po! Sepse bëri gjithçka që të merrte toka, të cilat në asnjë metër katror nuk ishin të familjes së tij. Sepse hajduti i shpërfytyruar pretendon për pronat e Spiro Kolekës, burrit të shtetit, ministrit të Luftës të Vlorës dhe Sulejman Delvinës, ish-zyrtarit të lartë të Perandorisë Osmane, në një kohë kur krahu i tij kishte tre dhi e një gomar, me regjistër. Ndaj dhe këtu u ndryshuan 16 drejtorë, që nuk kishte ndodhur kurrë, dhe në fund e mori në Tiranë për të bërë atë që do të bëjë," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues